Lajme, Lajmi kryesor

Trajkoviq: Nënkryetari i Listës Serbe, padron i veriut të Kosovës

“Jam e habitur me trimërinë e drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ,i cili erdhi nga Beogradi për të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Listës Serbe në të cilin nënkryetar u zgjodh njeriu që të gjithë e dinë mafioz, thotë Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes evropiane e serbëve të Kosovës duke komentuar zgjedhjen e Milan Radojiçiqit zëvendëskryetar të Listës Serbe

Radojiçiq, për të cilin flitet të jetë “zot i veriut” e për të cilin kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj disa herë ka theksuar të jetë në kontakt të përhershëm me të “sepse është njeriu që ka autoritet”, shkruan sot “danas” i Beogradit, nënkryetar i Listës Serbe është zgjedhur të premten e shkuar. Në kumtesën e Listës…siç thotë kjo gazetë e Beogradit, nuk theksohet si është marrë ky vendim.

Trajkoviq pohon se nënkryetari i sapo zgjedhur i partisë më të madhe të serbëve nga veriu i Kosovës, ka ndikuar në atentatin politik ndaj Oliver Ivanoviqit dhe se ai, me njerëzit e vet, në periudhën e shkuar, e ka kriminalizuar tërësisht pjesën në veri të Ibrit.

Sipas pikëpamjes së Trajkoviqit, transmeton Koha.net, Radojiçiq është njeriu i cili drejtpërsëdrejti punon në destabilizimin e veriut të Kosovës dhe për shkak të tij, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nga frika, gjithnjë e më shumë serbë, por largohen nga kjo hapësirë.

Deklarata t e drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, i cili më herët shumë herë kishte thënë se nuk di asgjë për rolin e Radojiçiqit në veri të Kosovës, ndërsa të premten mori pjesë në pjesë në mbledhjen ku ai u zgjodh nënkryetar, Trajkoviq i quan të pavërteta dhe pohon se ata të dy janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Radojiçiqi e pret dhe e përcjell rregullisht Gjuriqin dhe ata të dy kalojnë bashkë shumë kohë gjatë aktiviteteve të ndryshme dhe drekave. Shumëkush pyetet ç’domethënie ka Radojiçqi për pushtetin në Beograd. Ne në thelb, ne besojmë se është mu ai që ia siguron fitoren Listës Serbe në zgjedhje me metodat e tij të njohura, si djegia e automobilave, me frikësim dhe me dërgimin e votuesve te kutitë zgjedhore. Po ashtu ai këtij opsioni politik ia siguron edhe përkrahjen financiare nga burime ilegale”, thotë Trajkoviq.

Ajo pohon se Marko Gjuriq nuk do të mund ta vizitonte veriun e Kosovës po të mos e pranonte Radojiçqin pasi ai, sipas saj, është i fuqishëm të ndikojë te njerëzit që ta presin ose ta bojkotojnë dikë nga Beogradi .

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *