Sport

Tottenham fiton derbin e Londrës, ngritët në pozitën e tretë

Tottenham Hotspur ka arritur ta fitojë derbin e Londrës përballë Arsenalit. Bardh e kaltërve i ka mjaftuar një gol i Harry Kane për të marrë fitore minimale 1-0

Derbi londinez nisi me kujdes të madh nga të dyja skuadrat që nuk donin të rrezikonin nga ndonjë pësim i golit. Koreani Heung – Min Son pati rastin e parë por që nuk u tregua i saktë përballë Peter Cech.
Sulmuesi më i mirë anglez, Harry Kane rrezikoi seriozisht portën e mysafirëve në minutën e 27-të por megjithatë rezultati mbeti i pa ndryshuar 0-0.

Rast të mirë në fund të pjesës së parë për Arsenalin pati Hector Bellerin por goditja e tij ishte e pasaktë. Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

E me të filluar pjesa e dytë vendasit gjetën golin e epërsisë. Ben Davies harkoi bukur në zonë, ndërsa Harry Kane u shkëput mbi Laurent Koscienlyn për të shënuar për 1-0. Tottenhemi vazhdoi dominimin edhe pas golit të shënuar ku rast të mirë kishte përsëri Harry Kane por pa sukses.

Edhe mesfushori danez Christian Eriksen kishte rast të mirë në minutën e 57-të por që nuk arriti ta ngritë epërsinë në 2-0. Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere kishte rast për ta barazuar rezultatin në minutën e 68-të por Hugo Lloris intervenoi për mrekulli për t’ia mohuar golin.

Krejt në fund sulmuesi francez Alexandre Lacazette pati rast për ta barazuar rezultatin por që nuk ia arriti duke mbetur rezultati final 1-0. Pas kësaj fitore Tottenham është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 52 pikë të grumbulluara, ndërsa Arsenli mbetet në të gjashtën me 45 pikë.

Në javën e ardhshme Spurs përballen me Crystal Palace, ndërkohë Arsenalin e pret derbi ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *