Ekonomi, Lajmi kryesor

‘Titanët e Rinj’ dhe si t’i zbutësh ata

Sundimi i Google, Facebook dhe Amazon është i dëmshëm për konsumatorët dhe konkurrencën

The Economist

Para jo shumë kohësh, të ishe shef i një firme të madhe teknologjike në Perëndim ishte puna e ëndrrave. Ndërsa miliardat rridhnin, ashtu bënë edhe duartrokitjet: Google, Facebook, Amazon dhe të tjerë po e bënin botën një vend më të mirë. Sot këto kompani janë akuzuar se janë BAADD – të këqija, kundërkonkurruese, krijojnë varësi dhe shkatërruese të demokracisë. Rregullatorët i gjobitin, politikanët i kalojnë në sitë dhe mbështetësit e një kohe alarmojnë se pushteti i tyre shkakton dëm.

Pjesa më e madhe e këtij fshikullimi teknologjik është në rrugë të gabuar. Hamendësimi se bizneset e mëdha duhet patjetër të jenë të liga është krejt e gabuar. Apple është për t’u admiruar si kompania më e vlefshme e renditur për të thjeshtën arsye se i bën njerëzit të duan të blejnë, edhe kur përballen me konkurrencë të egër.

Shumë shërbime online do të ishin më keq nëse siguruesit e tyre do të ishin më të vegjël. Provat për lidhjen mes telefonave inteligjentë dhe pakënaqësisë janë të dobëta. Fake News nuk është vetëm fenomen online. Por platformat e mëdha teknologjike, veçanërisht Facebook, Google dhe Amazon, ngrenë vërtet shqetësimin rreth konkurrencës së ndershme. Kjo ndodh pjesërisht për shkak se ata shpesh përfitojnë nga përjashtimet ligjore. Ndryshe nga botuesit, Facebook dhe Google rrallë mbahen përgjegjës për çka përdoruesit bëjnë në ta; dhe për vite shumë blerës amerikanë në Amazon nuk paguajnë taksa të shitjes. As titanët nuk konkurrojnë thjesht në një treg. Gjithnjë e më shumë ata janë vetë tregu, duke siguruar infrastrukturën (apo “platformat”) për pjesën më të madhe të ekonomisë digjitale. Shumë prej shërbimeve të tyre duken se janë falas, por përdoruesit “paguajnë” për to duke u kaluar të dhënat e tyre. Të fuqishëm kështu siç tashmë janë, vlerësimet e mëdha të tregut të aksioneve sugjerojnë se investitorët besojnë te dyshimi madje trefishimi i tyre në përmasa, në dekadën e ardhshme. Ka kësisoj një frikë të arsyeshme se titanët e teknologjisë do të përdorin pushtetin për të mbrojtur dhe zgjeruar sundimin e tyre, në dëm të konsumatorëve. Detyra dredharake për politikëbërësit është t’i frenojnë ata pa risi të mbytura padrejtësisht.

Gara më pak e rreptë

Platformat janë bërë aq dominuese për shkak se përfitojnë nga “efektet e rrjetit”. Madhësia krijon madhësi: sa më shumë shitës, Amazon thotë se mund të tërheqë, aq më shumë blerës do psonisin aty, që tërheq edhe më shitës dhe kështu me radhë. Nga disa vlerësime, Amazon mbërthen mbi 40% të psonisjes online në Amerikë. Me më shumë se 2 miliardë përdorues mujorë, Facebook mban pushtetin mbi industrinë e medias. Firmat nuk mund të bëjnë dot pa Google, i cili në disa shtete përpunon më shumë se 90 % të kërkimeve në rrjet.

Facebook dhe Google kontrollojnë dy të tretat e të ardhurave nga reklamat online të Amerikës.

Përforcuesit e trusteve të Amerikës u kanë dhënë gjigantëve të teknologjisë përfitimin e dyshimit. Ata kërkojnë për dëm të konsumatorëve, gjë që është e vështirë të vendoset kur çmimet po bien dhe shërbimet janë “falas”. Vetë firmat theksojnë se startup-et që vrasin gjigantët janë vetëm një klikim larg dhe ata mund të përmbyten nga një teknologji e re, si është teknologjia blockchain. Përpara Google dhe Facebook, Alta Vista dhe MySpace ishin të preferuarit. E kush i mban mend ata tani?

Sidoqoftë, barrierat për të hyrë janë ngritur. Facebook jo vetëm që zotëron rezervuarin më të madh të të dhënave personale, por gjithashtu edhe më të madhin “grafik social” – listën e anëtarëve të vet dhe sesi janë të lidhur ata. Amazon ka më shumë informacion mbi çmimet sa asnjë firmë tjetër. Asistentët zanorë, si Alexa e Amazon dhe Asistenti i Google, do u japin atyre edhe më shumë kontroll mbi mënyrën se si njerëzit e përjetojnë internetin. Firmat teknologjike të Kinës kanë barrën për të konkurruar, por nuk duken se do të kenë akses pa pengesa drejt konsumatorëve të Perëndimit.

Nëse kjo tendencë ndjek rrjedhën e vet, konsumatorët do të vuajnë, ndërsa industria teknologjike bëhet më pak kumbuese. Më pak para do u shkojnë kompanive startup, pjesa më e madhe e ideve të mira do të blihen nga titanët dhe, në një mënyrë apo tjetër, përfitimet do të mbërthehen nga gjigantët.

Shenjat e para janë tashmë të dukshme. Komisioni Europian ka akuzuar Google se përdor kontroll mbi Android, sistemin e tij operues celular, për t’u dhënë aplikacioneve të veta një dorë. Facebook vazhdon me blerjen e firmave që mundet një ditë t’i joshin përdoruesit të largohen: së pari Instagram, më pas Whatsapp dhe së fundi fare tbh, një aplikacion që i lejon adoleshentët t’u dërgojnë njëri-tjetrit komplimente në mënyrë anonime. Megjithëse Amazon po rrit ende konkurrencën në total-ndërsa industritë nga ajo ushqimore deri te televizioni mund ta vërtetojnë- mund edhe të pikasë rivalë dhe t’i nxjerrë nga tregu.

Kura e rivalitetit

Çfarë mund të bëhet? Në të shkuarën, shoqëritë kanë ndalur monopolet ose duke i shkrirë, si në rastin e Standard Oil më 1911-n, ose duke i rregulluar si dobi publike, siç ndodhi me AT&T më 1913-n. Sot të dyja këto qasje kanë pengesa. Mjetet tradicionale të rregullimit të utiliteteve, si kontrolli mbi çmimin dhe tavani i përfitimit, janë të vështira për t’u aplikuar, duke qenë se pjesa më e madhe e produkteve janë falas dhe mund të vijnë me çmim të lartë në investime dhe novacione tashmë të shkuara kohe. Ngjashëm, një rrëzim me shkallë të plotë mund të gjymtonte ekonomitë e shkallës së platformave, duke përkeqësuar shërbimet që ata u ofrojnë konsumatorëve. E madje edhe atëherë, në çdo gjasë një nga Googlettes apo Facebabies do të fshijë gjithçka përpara se një logjikë e paepur e efekteve të rrjetit të rikonfirmojë veten.

Mungesa e një zgjidhjeje i privon politikanët e sloganeve të thjeshtë, por nuk i lë forcuesit e trusteve të pafuqishëm. Dy ndryshime të gjera të të menduarit mund të duan rrugë të gjatë drejt zbutjes së ndjeshme të titanëve. E para është përdorimi më i mirë i ligjit ekzistues të konkurrencës. Përforcuesit e trusteve duhet të shqyrtojnë shkrirjet për të matur nëse një marrëveshje ka gjasa të neutralizojë një kërcënim afatgjatë, edhe nëse targeti është i vogël për kohën. Një shqyrtim i tillë mund të kishte parandaluar blerjen e Instagramit nga Facebook dhe atë të Waze nga Google, që krijon softuerë lundrimi në rrjet. Për t’u siguruar se platformat nuk favorizojnë produktet e veta, grupet mbikëqyrëse mund të organizohen për të treguar kujdes nga ankesat që vijnë prej rivalëve- pak a shumë si “komiteti i pavarur teknik” krijuar nga rasti antitrust kundër Microsoft në 2001. Imuniteti për përgjegjësinë e përmbajtjes duhet të shkojë, gjithashtu.

Së dyti, forcuesit e trusteve duhet të mendojnë rishtas rreth mënyrës sesi funksionojnë tregjet teknologjike. Një këndvështrim qendror, i diskutuar gjerë mes ekonomistëve dhe ligjvënësve është që të dhënat personale janë një monedhë me të cilën klientët blejnë shërbimet aktualisht. Përmes këtij prizmi, titanët e teknologjisë marrin informacion të vlefshëm, në sjelljen e përdoruesve, miqve dhe zakoneve të përftuara, në këmbim të produkteve të tyre. Ashtu si Amerika hartoi ligje të sofistikuara rreth pronësisë intelektuale në shekullin e 19-të, ashtu duhen ligje të reja për të qeverisur pronësinë dhe këmbimin e të dhënave, me synimin për t’u dhënë të drejta solide individëve.

Në thelb kjo do të thotë t’u japësh njerëzve më shumë kontroll mbi informacionin e tyre. Nëse një përdorues dëshiron kështu, të dhënat kyçe duhet të jenë të disponueshme në kohë reale për firma të tjera, siç bankave në Europë u kërkohet tani të bëjnë me informacionin e llogarive të klientëve. Rregullatorët duhet të detyrojnë firma-platforma që t’u bëjnë të disponueshme një korpus anonim të dhënash konkurruesve, në këmbim të një tarife, pak a shumë si licencimi obsesiv i një patente. Këto kërkesa mbi ndarjen e të dhënave mund të kalibrohen me madhësinë e firmës: sa më të mëdha të jenë platformat, aq më shumë kanë për të ndarë. Këta mekanizma mund t’i kthejnë të dhënat nga diçka si rrethim i titanëve, për të shtypur konkurrencën, në diçka që përdoruesit e ndajnë për të ushqyer novacionin.

Asnjë nga këto nuk do të jetë e thjeshtë, por mund të zbutë titanët pa çuar dëm fitimet që kanë sjellë. Përdoruesit do ta kenë më të lehtë të ndërrohen mes shërbimeve. Konkurruesit e rinj do të kenë akses te ca të dhëna që i mbajnë firmat e mëdha dhe kështu do të jenë i pajisur më mirë për t’u maturuar pa u gllabëruar. Dhe aksionerët nuk do të hamendësojnë më përfitime monopoli për dekadat e ardhshme.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *