Opinion

Thaçi po punon për t’mirën tonë, por tinëz

Nga Kimete Berisha

– Kur i ka pas thënë Rugova, Havier Solanës, ‘Neve na pëlqen që Kosovën ta quajmë Dardani’, pa na pëlqy neve hiç 😂.

Kështu një grusht popull, pak në numër, po shumë problematik, të paparashikueshëm, veten n’hujë (me arsye), të pabindur e të panënshtruar.
Nuk kënaqemi lehtë.

– Hashim Thaçi është kah kalon nëpër atë fazën rugoviane, krenar që është dardan, ju ka lshu gjuha, e ka pa që shqiptarët nuk ia lëshojnë udhën as perendive, e ka lënë Evropa e SHBA të lirë, u kënaq tuj u shpreh lirshëm.

Sot kish thënë se e ka një plan B nëse dështojnë bisedimet me Serbinë.
Planin B nuk ia kish tregu askujt, dhe shumë mirë ka vepru se se s’i po tregohen planet po prishen.

Po neve s’na pengon që punon për të mirën tonë, tinëz nesh.
Kështu me këqyr skunraj, duket se u tranu, por jo, nuk u tranu, ky është ai i njejti djaloshi i rrezikshëm nga Drenica që e lutshin bota me nënshkru Rambujenë e ky me mendje të veten.
Nuk është lehtë me qenë Hashim Thaç.
Me dasht m’u koçit, ky koçitet.

(S’di a po vërehet se m’u ka zbut pak zemra për të se dëgjova që i kish thënë njanit për mu’, ‘
Ajo është diamant i Kosovës’ 😉)

– Erdh dita që Ramushi, i cili s’ka kujt që s’ju ka matë me ja tharb hundtë, m’u tutë vet.
Qysh s’po i vjen inat m’u tut. Me ru milicia tanë atë ‘mashkull’!
Qenka diçka në rrezik, a prej fantazmave të së kaluarës së tij të errët a prej naj krimineli konkret që policia nuk guxojnë as me arrestu, ku me ditë.

Policia nuk munden me të ru nga frika jote. Ama diqysh i vjetër m’u tut. Marre m’u tut trimi i sporteve të randa.

– Rambo në një pauzë frike, sot kish thënë se ‘luftë ka mu ba nëse korrigjohen kufijtë’.
Hamamin bëhet luftë.
Qysh mundet me ba luftë ky kur po tutet për veti s’po guxon me shku as në WC pa përcjellje t’milicisë. Kush ka me luftu për të!
Nuk u bë luftë kur e ndau Çakorrin, pse po u dashka m’u bë luftë veç kur ndahet Serbia.

– Shqiptarët po faktorizohen, kanë nis me zgjedh me kokall, se kush me kë do të bashkohet, Thaçi po i thotë Serbisë se nëse ti e merr Veriun, unë ta marr Kosovën Lindore.
Shumë e thjesht dhe potez i mirë i tregtisë së lirë.

– Të tjerët, të gjithë janë jashtë loje. Përveç Lutfi Haziri, i cili i kish largu 29 punëtorë nga komuna për korrupcion, kurse çikën e tij ka pare me shkollu në Harvard, aq i ndershëm që është.

– Ne duhet me përkrahë Presidentin Hashim Thaçi kur e ka mirë. Duhet me përkrahë planin e tij B, nëse e bashkon Preshevën me Kosovën, hallall i qoftë.
Se, ky e ka zanat i mban fshehtë datat e mëdha, Sabri Hamiti nuk e ditke datën kur shpallet pavarësia, e ky veç e kish pas kry punën.

– T’ia japim rastin të na bashkojë. Nëse ia del-mirë, nëse jo, asgjë nuk humbim, mbesim kështu siç jemi, të ndarë se të ndarë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *