Lajme

“Thaçi me gjysmë milion euro mendon ta blejë të ardhmen e tij politike”

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se dy veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj tregojnë se ata po përgatiten si udhëheqës në opozitë

Deda ka aluduar në veprimin që Thaçi në natën e 22 dhjetorit, ku u tentua që të shfuqizohej Specialja, kishte menduar që me gjysmë milion euro të qytetarëve, të blinte të ardhmen politike, rast për të cilin Insajderi raportoi sot.

Kurse sipas tij Haradinaj me nënshtetësi të Shqipërisë, sipas tij, mendon t’i ikë izolimit ndërkombëtar. Deda thotë se asnjëra e as tjetra nuk mund të ndodh.

“Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike – që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar – që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror – por më së paku si udhëheqës në opozitë”, ka shkruar Deda.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *