Opinion

Tevatur me Kadri Veselin!

Nga Kimete Berisha

Opinioni i Tretë: Z.Kadri Veseli, a jeni ju pronar i Insajderit?

Kadri Veseli: Jo. Aspak. Tamam puna.

Opinioni i Tretë: Po të besoj. Po, si ndodhi që në aferën Pronto vetëm ju keni qenë të vetëdijshëm se po përgjoheni. Ashiqare. Nuk është e mundur ju me qenë më i mençur se Hashim Thaçi që ra në grackën e përgjimeve, apo ndoshta edhe është e mundur. Tradhtari është më i mençuri prej krejtve, apo jo, se ua ngul të gjithëve. Sikur të mos ishte i mençur tradhtari, do t’ia ngulte vetes. A pajtoheni?

Kadri Veseli: He he, shiko. Gjithkush jep përgjegjësi për veten e vet

Opinioni i Tretë: Zoti Kadri, cili është armiku më i madh i njeriut?

Kadri Veseli: Besimi. Gabimin më të madh e bën kur u beson njerëzve, sepse herdo kurdo zhgënjehesh. Besnik bënu e besë mos i zë askujt.

Opinioni i Tretë: A më mirë është me të dasht, a me t’u tutë?

Kadri Veseli: Shiko, siç ka thënë Xhingis Kani, më mirë është me t’u tutë, se tuta vdes e fundit, kurse dashuria është ndjenjë vullnetare, dhe e përkohshme. Por ama unë e preferoj dashurinë. Po jetojmë në demokraci, s’ka nevojë m’u tutë askush prej askujt.

Opinioni i Tretë: A është e vërtetë se ju po i shfrytëzoni institucionet e shtetit për fushatë elektorale dhe për interesa partiake? Ju as nuk po e fshehni këtë biznes që po e bëni me institucione?

Kadri Veseli: Jo aspak. Kush t’ka thanë!

Opinioni i Tretë: Zoti Kadri Veseli, nëse Prizreni është Jerusalemi i PDK-së, kush është Juda? Se, Izraeli pa Judën s’do të ekzistonte.

Kadri Veseli: Shiko. Juda ka qenë një personalitet shumë i çmushëm…

Opinioni i Tretë: Që e ka tradhtu shokun e vet më të ngushtë…

Kadri Veseli: Varet nga cili kënd e sheh Judën.

Opinioni i Tretë: Patjetër….Ju nuk keni shokë. Nuk e keni asnjë shok. Pse?

Kadri Veseli: Nuk është e vërtetë. Unë kam shumë shokë, anipse dikush mund të thotë se e preferoj vetminë.

Opinioni i Tretë: Zoti Veseli, a është mirë a keq pse Refiqe Tërnava u bë këshilltare e punëve të jashtme? Të bëhej këshilltare e ambientit për shembull, do të kishte logjikë, po për punë të jashtme…çka mendoni ju?

Kadri Veseli: Të them të drejtën, Blerim Latifi është i autorizuar të flas për fenë islame. Nuk dua të lëshohem në tema të ndjeshme. Kemi probleme më madhore.

Opinioni i Tretë: Ani mirë pra, trego çka mendon për shallvaret e Edi Ramës. Shallvareve indiane ne shqiptarët u themi ‘dimi’! Ai kishe veshur ti dimi si Edi Rama! Dimi me kundra të zeza, e çorapat me vegza?

Kadri Veseli: Po pse jo. Gjithkush e ka stilin e vet. Ama, unë preferoj të vishem klasik.

Opinioni i Tretë: Horoskopi yt thotë se ti je shumë inteligjent. Shokët t’u thonë se ti nuk je aspakt inteligjent. Unë mendoj si horoskopi yt për ty. Veç një ‘gjeni’ si ti ia del t’i largoj nga partia gjithë ata dai. Për shembull, për ta hequr qafe Sami Lushtakun, keni qenë në gjendje të heqni dorë nga Skenderaji, aq shtrenjtë që ka kushtuar Samiu!

Kadri Veseli: Jo, shiko, në kuadër të reformave…Kur populli e sheh se kam heq dorë nga Skenderaji hatri i Bekim Jasharit, kjo është reforma.

Opinioni i Tretë: Ju i keni larguar nga partia Adem Grabovcat e vjetër dhe ndërkohë po krijoni Adem Grabovca të rinj! E pse veç Xhavit Halitit s’guxon me ju ndi për së gjalli!

Kadri Veseli: Nuk është e vërtetë. Xhavit Hajdari…shumë gabim e ke. S’i tutem aakujt, veç atij nalt. S’kam arsye. Po jetojmë në Republikë demokratike.

Opinioni i Tretë: A e xhelozoni Ramush Haradinajn! I keni dhënë mundësinë jo vetëm të bëhet Kryeministër, por ju nuk e keni ditur se ai di të shkëlqej dhe t’i përvetësojë edhe zemrat e PDK-së!
Ju keni kujtu se ai është sharllatan!

Kadri Veseli: Hehe. Pse xheloz? Aspak xheloz. Për të mirën e Republikës…Shiko…

Opinioni i Tretë: Ti si pronar i sekreteve të shqiptarëve, a më tregon se cila është metoda më e mirë për t’ia zbuluar dikujt fshehtësitë!

Kadri Veseli: Kanta e bërllogut zbulon gjithçka për sekretet e një njeriu: në bërllogun e personit ti e zbulon çka ha ai person, çka pi, a pi ilaçe, çfare i pi, me çfarë shamponi lahet, nëse gjen komdoma e kupton se është aktiv seksualisht, pra çdo përgjigje e gjen në bërllog, pra, karakteri i njeriut zbulohet më së shumti në bërllogun e tij.

Opinioni i Tretë: Ku i ke lënë sekretet e shqiptarëve?

Kadri Veseli: Ky është sekret, që me ma shpu buzën nuk tregoj.

Opinioni i Tretë: Çka zbulojnë sekretet për shqiptarët?

Kadri Veseli: Se janë të thjeshtë dhe gati kurrkushi. As sekretet nuk i kanë sekrete, ose: edhe sekretet i kanë qesharake!

Opinioni i Tretë: Zoti Veseli, a di ti diçka për mua, që unë nuk e di për vete?

Kadri Veseli: Pending…

Opinioni i Tretë: A kishe pas qejf me pas lind në qytet, e mos me ta zëmë kryet njerëzit kur s’kanë ku me t’u kapë!

Kadri Veseli: Njerëzit më dikushi sot jetojnë në fshat. Ajri i pastër dhe gjelbërimi të japin mundësi të mëdha me eksploru.

Opinioni i Tretë: A kishe pas qejf me pas zërin ma të trashë, ma të thellë, si të Hadi Shehut për shembull. Që kur t’kishe folë në kuvend, m’e dridh llusterin!

Kadri Veseli: Jo, jam i kënaqur me timbrin tim.

Opinioni i Tretë: A më shumë të ka ardh zor m’i ru lopët si djalë i ri, a sot që je i pari i kuvendarëve!

Kadri Veseli: Puna me njerëz lyp
më shumë përkushtim dhe energji. Kafshët shtëpiake janë më të mirëkuptueshme dhe më të afërta me njerëz.

Opinioni i Tretë: A e din kush e vrau Natali Wood-in!

Kadri Veseli: Jo për besë. Nuk e njoh. Nuk paskam dëgju kurrë për të!

Vazhdon!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *