Lajme

Tensione Athinë-Moskë: Greqia dëbon diplomatët rusë për spiunazh dhe ndërhyrje në punët e brendshme

Qeveria greke ka kërkuar dëbimim e dy diplomatëve rusë për shkak të implikimit të tyre në çështje spiunazhi dhe ndërhyrje në punët e brendshme

Burime qeveritare i thanë gazetës “Kathimerini” se diplomatët rusë kanë kryer veprime të paligjshëm kundër sigurisë kombëtare, duke u përpjekur të marrin informacion përmes dhënies së rryshfetit zyrtarëve publikë. Diplomatët rusë kanë ofruar stimuj financiarë për të ndikuar në disa bashki dhe mitropoli të vendit dhe për të shtrirë influencën në malin e Athosit.

U bënë përpjekje për të blerë zyrtarë, të cilat, sipas Kathimerini dështuan. Ndërhyrjet synonin çështjet veçanërisht të ndjeshme kombëtare dhe interesat e Greqisë në Ballkan, ku përmendet kontesti i emrit me Maqedoninë.

Sipas “Kathimerini”, vendimi i Athinës nuk është një “rrufe në qiell të hapur”, por vjen si reagim pas një serie lëvizjesh të koordinuara të përpjekjeve për të zgjeruar ndikimin rus në Greqi.

Burimet diplomatike thanë se në këto lëvizje përfshihen aktivitete të qarqeve të ndryshme që përfaqësojnë interesat ruse si Bashkimi Perandorak Ortodoks i Palestinës.

Reagimi i Athinës është, ndër të tjera edhe një mesazh për Moskën. Ky rast nxjerr në pah tensionet nën rrogoz që duket se ekzistojnë dy vitet e fundit midis Athinës dhe Moskës, për arsye që lidhen me mjedisin e përgjithshëm të sigurisë në rajon, shkruan Respublica.

Sipas burimeve të larta diplomatike, këto veprime minojnë miqësinë mes dy popujve dhe imazhin e Rusisë në Greqi, dhe janë pjesë e një përpjekjeje sistematike në shkelje vend të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, gazeta shkruan se Greqia ende dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, për të nxitur miqësinë mes dy popujve, bashkëpunimin e qeverive të tyre dhe të shoqërisë civile nga të dyja anët.

Megjithatë, kjo mund të bazohet vetëm në barazinë dhe respektin e ndërsjellë me kusht sovranitetin dhe pavarësinë e dy vendeve..

Athina ka qenë shumë e kujdesshme në administrimin e marrëdhënieve greko-ruse. Në rastin e ish-agjentit Sergei Skripal qeveria greke nuk ndoqi shembullin e vendeve të tjera perëndimore që dëbuan diplomatët rusë, në shenjë solidariteti me Britaninë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *