Lifestyle

Të famshëm pa kokë

Maria Antonieta Mbërriti në Francë në 16 prill 1770 në moshën 14 vjeçare për t’u martuar me mbretin, Luigji XVI si një aleancë diplomatike me Austrinë. Shpenzoi me të dy duart. Para një zije buke i atribuohet shprehja: “Nuk kanë bukë? Le të hanë tortë! Gijotina ia mbylli përgjithmonë gojën

Luigji XVI. I urryer për jetën e tij luksoze të mbajtur nga taksat e vendit, para se të vendoste kokën tek instrumenti kërkoi të thoshte disa fjalë të fundit: – “Jam i pafajshëm!” Dhe tehu përfundoi mbi qafën e tij mbretërore.

Maximilien Robespierre.
Avokat, shkrimtar, politikan dhe lider i Revolucionit francez dhe një diktator i pamëshirshëm që vendosi terrorin si armë të diktaturës. U dënua nga Asambleja. E vrau e njëjta makinë që përdori për të eliminuar armiqtë e tij. E varrosën në një varr të përbashkët.

Charlotte Corday.
Vrau Jean–Paul Marat me thikë, ndërsa po lahej në një vaskë me ujë dhe squfur për të luftuar sifilizin. Të dy ishin personazhe me emër të Revolucionit. Ajo përfundoi në gijotinë.

Louis de Saint–Just. Dora e djathtë e Robespierit, e quanin ëngjëlli i terrorit. Ndoqi dhe dënoi me vdekje dhjetra revolucionarë, eliminoi një pjesë të fisnikërisë, përfundoi me kokëprerje nga makina e tij e preferuar.

Antoine–Laurent de Lavoisier. Një nga shkencëtarët më të mëdhenj të historisë. Revolucionarizoi konceptet e kimisë. I zhytur në punën e tij dhe indiferent ndaj Revolucionit u akuzua për një krim, ndoshta për hakmarrje dhe vdiq në gijotinë në 1794.

Jacques–René Hébert. Redaktor i gazetës “Le Père Duchesne”, pena e tij dërgoi drejt vdekjes një sërë armiqsh. Ishte një zëdhënës i gijotinës, u akuzua për tradhti dhe koka e tij përfundoin nën teh në 1792.

Georges–Jaques Danton. Një nga etërit dhe një personazh i madh i Revolucionit. U përball me Asamblenë Kombëtare, vdiq nën gijotinë në 5 prill 1794. Thirrja e tij e fundit: “Tregojani popullit kokën time. Ia vlen!”

Claude Fauchet. Prift, me një rol shumë të rëndësishmë në Revolucion. Mbështeti demokracinë dhe për të drejta të barabarta. Tha publikisht: “Vdekjet nuk janë të nevojshme!” Për këto fjalë e akuzuan për tradhti. Hipi mbi gijotinë në 31 tetor 1793. / bota.al

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *