Lajme

Taksa në “Rrugën e Kombit” do të ndikonte që kosovarët të reduktojnë lëvizjet drejt Shqipërisë

Vizitat e kosovarëve drejt Shqipërisë dhe të shtetasve shqiptarë në Kosovë, kanë vazhduar me ritmin njëjtë edhe pas zhvillimeve të fundit për pagesën e taksës në Rrugën e Kombit

Numri i personave të cilët kanë hyrë dhe dalë në dy pikëkalimet kufitare të dy shteteve, është i njëjtë në tre muajt e kaluar.

Sipas statistikave të policisë kufitare, sikurse në janar, kur numri i tyre ishte 133 mijë, i njëjtë mbetet edhe në muajin mars. Për tre muaj të plotë, numri i hyrje-daljeve në Shqipëri ka arritur në mbi një milion, raporton KTV.

Qytetarët nuk e kundërshtojnë kategorikisht pagesën, por kërkojnë taksa të arsyeshme.

Por, ka të tjerë që thonë se taksa do t’ua reduktojë vizitat në bregdetin shqiptar.

As qytetarët e Shqipërisë në pjesën veriore, nuk e pritën mirë vendimin e qeverisë për tarifën rrugore.

Protestat e dhunshme dhe arrestimet, shtynë vendimin për tre muaj. Ai pritet të nisë të aplikohet pikërisht në kohën e pushimeve, kur fluksi i lëvizjes është më i lartë.

Pritet që tarifa të jetë pak më e ulët sesa u propozua në fillim, 5 euro për vetura dhe 10 për autobusë e kamionë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *