Lajme, Lajmi kryesor

Tahiri thotë se partitë politike duhet ta përkrahin iniciativën e AAK, liberalizimi para dialogut!

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri konsideron se iniciativa e AAK-së që liberalizimi të vihet përpara dialogut është veprim i duhur.Tahiri në një bisedë për “Gazeta Blic”, tha se të gjithë partitë politike në vend duhet ta përkrahin këtë nismë nga AAK-ja

“Nisma e AAK si parti politike dhe si grup parlamentar, për miratimin e Rezolutës nga ana e Kuvendit të Kosovës , nën moton “Liberalizimi i vizave përpara dialogut” është një veprim i zgjuar, një veprim i sinqertë dhe përmbajtjesor , të cilin Kuvendi i Kosovës në Seancën e ardhshme plenare, duhet ta votojë unanimisht, dhe konformë kësaj të veprojë Qeveria dhe Presidenti si dhe të gjitha organet e tjera të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij Shteti i Kosovës me këtë akt do të tregojë seriozitet dhe përkushtim dhe politikë parimore karshi BE-së si dhe karshi shteteve të tjera.“Do të tregojë se është i vendosur të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të vet pa dallim, si dhe që është një partner kredibil në arenën ndërkombëtare me sovranitet dhe subjektivitet të plotë”, është shprehur ai.Analisti Tahiri thotë se është e pakuptueshme që liberalizimi i vizave të shtyhet.

“Është krejt e pa kuptueshme që liberalizimi i vizave të shtyhet pas vitit 2020, pasi një vit me përpara të përfundojnë zgjedhjet ne BE. Procesi i dialogut duhet të jetë ne dobi të dyanshme dhe në vijën e standardeve evropiane, dhe nuk duhet në asnjë fazë të jetë i imponuar”, tha ai.Më këtë veprim, ku po kërkohet së pari liberalizim e më pas dialog me Serbinë, Tahiri thotë se Kosova më në fund do të sillej si shtet.“Kosova më në fund duhet të sillet si shtet, pra pa fusnotë me të cilën gjë e vë në dyshim pavarësinë e saj , dhe me Serbinë të ketë reciprocitet të plotë dhe të jetë palë e barabartë në secilin segment. Vetëm kështu mund të ketë marrëveshje të qëndrueshme e të zbatueshme e në funksion të fqinjësisë së mirë, të paqes dhe të stabilitetit”, ka deklaruar Tahiri për Gazeta Blic.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *