Lajme, Lajmi kryesor

Tahiri: Haradinaj e Thaçi me qëndrime të kundërta për korrigjim të kufijve

Deklaratat kontradiktore të dy figurave më të rëndësishme politike në Kosovë presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj për korrigjimin e kufirit me Serbinë është bërë temë diskutimi nga gjithë spektri politik, duke lënë dyshime se presidenti dhe kryeministri nuk kanë politikë të vetme dhe nuk kanë qëndrime të harmonizuara në lidhje me çështjet kyçe, të cilat mund të jenë me rëndësi të madhe për Dialogun në Bruksel

Nga njëra anë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, flet për korrigjimin e kufirit, në mënyrë që Bujanovci, Medvegja dhe Presheva të bashkohen me Kosovën ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, në anën tjetër, po mohon përpjekjen për të korrigjuar territoret, me shpjegimin se kufijtë e Kosovës të krijuar nga lufta vetëm lufta mund t’i lëvizë ato dhe deklarata e këtij të fundit është e papranueshme për të .

Analisti politikë Ramush Tahiri thotë për Rajoni.info se pikërisht Ramush Haradinaj ishte ngritur në një kauzë të ngjashme kur ishte çështja e Demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Haradinaj nuk ishte pajtuar me raportin e punën e Komisionit Shtetëror të Murat Mehës. Kritikëve të shumtë atëherë iu pat përgjigjur: “Kufirin ku e ka qite Murat Meha e keni, nuk na i merr kush. Unë po them ta qesim aty ku u kanë, në Kullë dhe Çakorr. Tash ku po ju dhemb juve që nuk po doni ? ”.

Sipas Tahirajt të njejtën gjë po e thotë edhe presidenti Hashim Thaçi, ku presidenti cek se nuk ka ndamje të Kosovës, nuk ka shkëmbim territoresh por ka bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me shtetin e Kosovës.

Analisti politikë Ramush Tahiri u shpreh se Hashim Thaçi po thotë se unë e kam kërkesën zyrtare të përfaqësuesve të Luginës që të bëhen pjesë e Kosovës, nëse ju po e kundërshtoni atëherë po e kërkojë deklarimin e popullit nëpërmjet Referendumit. Thaçi po thotë se askush nëShqipëri nuk mund të jetë kundër bashkimit të komunave të Preshevës, të Bujanovcit dhe të Medvegjës me Republikën e Kosovës, për arsye se kjo është e drejtë legjitime e këtyre banoreve, shkruan Rajoni.info/.

Ndërsa të dy liderët e vendit Thaçi e Haradinaj po vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre rreth korrigjimit të kufijve.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi para disa ditëve ka deklaruar se; “Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet”.

Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj thotë se zërat për ndarje të Kosovës janë vetëm spekulime, duke mohuar përpjekjen për të korrigjuar territoret

“Hapja e temës kufitare është e papranueshme për mua. Kufijtë e Kosovës u krijuan nga lufta dhe vetëm lufta mund t’i lëvizë ato. Kushdo që mendon se kufijtë ndryshojnë, është e gabuar dhe e përsëris se e vetmja zgjidhje është një njohje reciproke brenda kufijve aktual.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *