Kulturë, Lajmi kryesor

Ta shtrembërosh të vërtetën me dorën tënde ?!

Ndërgjegjësohuni o njerëz ju me shumë që kontriboni me tekste, shkrime apo studime të ndryshme në wikipedia shqiptare dhe më gjerë

Shkruan: Mili BUTKA

Vushtrria është një qytet antik, i cili ndodhet pikërisht në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ky qytet më herët është quajtur “Vicanium” thuhet në Albania-Wikipedia.

Që në vështrim të parë, të këtij emri qyteti-antik “Vicanium” kuptojmë gjithësecili prej nesh se kemi të bëjmë me një emër të përshtatur në gjuhën latine, kjo duket qartë nga prapashtesa e saj “um”.

Gjuha shqipe karakteristike e saj unike, gëzon dhe ka për bazë ndërtimin e fjalëve dhe fjalorit të saj mbi fjalët njërrokëshe, tipike kjo e vetëm gjuhëve më të vjetra lindur e krijuar qysh në fillesë “NEPHILIM” atëherë kur lindi e para fjalë.

Ende sot gjuha shqipe trashëgon plot 785 fjalë njërrokëshe, gjuha greke ka 9 të tilla dhe ajo latine ka vetëm 1 fjalë njërrokëshe, gjithe gjuhët e tjera europiane kane nga katër deri në pesë fjalë të tilla njërrokshe.

Kjo nuk duhet të harrohet!

Përveç kësaj në shumicën e rasteve në përshtatjen e emërtimeve të ndryshme çfardo lloji qofshin ato nëpërmjet gjuhës latine e asaj greke më shumë, por edhe sllave gërma “B” e gjuhës shqipe është lexuar vazhdimisht baraz “V” shembujt janë pa mbarim por këtu do ju kujtoj vetëm lumin “BARDHAR” – i cili vazhdon të shkruhet po kështu, Вардар ose βαρδαρης por që në sllavishte dhe greqisht ky emërtim lexohet “VARDAR – VARDHARIS”

Vushtrria një qytet i lashtë dhe modern sotëm i Kosovës ka pësuar të njëjtin fat, dhe si fillim i drejtohemi emrit me të parë dokumentuar si “Vicianum” dhe për tu afruar sa më pranë rrënjës apo temës së saj, pa dyshim largojmë prapshtesën e saj; latine “um” dhe ja ku dalim puro shqip “VICIANA” gjë e cila është e përmendur edhe në wikipedia pikërisht kështu:

“Viciana” në fund të shekullit të parë para Krishtit pushtohet nga Perandoria Romake.

Vushtrria është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Vushtrria, në kohën e vjetër është quajtur VICIANUM – VICIANA (Ana e Viçave), një emër ky i lashtë ilir. Se Vushtrria në kohën antike është quajtur “VICIANA”, dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.

Kalaja e Vushtrrisë është një ndër monumentet më të vjetra të qytetit dhe sipas të dhënave është kala iliro-dardane, e rindërtuar në mesjetë.

Ndërtimi është bërë nga gurët me formë të çrregullt, ndërsa sipërfaqja e saj është rreth 1.100 metra katrorë. Muret e kalasë janë 10-12 metra të larta,ndërsa trashësia e tyre është 3-4 metra. Në brendësi të saj gjendet një lloj tuneli që sipas legjendës shërbente të dilej në lumin Sitnicë në rast rreziku.

Lexuam më lart se “Viciana” është një qytet ilir i konfirmuar emërtimi dhe nga mbishkrimi i gjetur, në Kumanovë, autori e fut në kllapa shpjegimin e tij dhe e barazon ketë emër baraz “Ana e Vicave” krejt gabim dhe jo llogjike, shikoni ç’ndodh më poshtë …!

Në vitin 395, pas shkatërrimit të Perandorisë Romake “Viciana” mbeti në kuadër të Bizantit. Ndërkaq fiset turke dhe sllave që erdhën në Ballkan në shekullin VI-VII e shkatërruan këtë gadishull dhe toponimet e vjetra Pellazgo – ilire ua përshtatën gjuhëve të tyre. Në mesjetë Viciana shënohej me emrin VIÇITRINA (Trina e viçave), ndërsa sllavët këtë emër e sllavizuan duke e quajtur “VUÇITRN”

Pra një gabim tjetër dhe më keq, emrin (BESIANA) –“Viciana” të këtij qyteti Iliro-shqiptar; sllavizuar tashmë “Viçitrina = Trina e viçave”

Po, ky qytet-ilir – antik është quajtur pa dyshim “BESIANA” ashtu si Besa e shqiptarisë, por jo vetëm …. Viciana e sotme, në lindje kufizohet me simotrën e saj “Besiana” në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perendim me Skenderaj.

Në latinisht sigurisht që do quhej; “Beciana = Viciana”, “Vicianum” gërma; “B” – lexohet; “V” ashtu si edhe nga sllavët, grekët e të tjerë, e kuptohet diçka llogjike kjo, thjeshtë përshtatshmëri në gjuhën e tyre, jo shtrëmbërim

E keqja qëndron tek ne që duam të ngremë apo ringremë ndërtesat tona pa larguar më parë nga rrënojat, “gurët pa adresë” lënë të huajtë mbi themelet e vjetra, antike të kristalta shqiptare! (Mili Butka)

Vushtrria i përket pikërisht qytetit Viciana antike, e përmendur në “Tabelën Peutengeriana”, tabelë kjo që ruhet në një roletë pergameni në bibliotekën e Konrad Peutingerit në Vjenë.

Vushtrria është një ndër qytetet më të lashta të Kosovës, e cila në periudhën romake përmendet si qendër tregtare me emrin “Vicianum”.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *