Lajme, Lajmi kryesor

A do ta largoi Koalicioni PAN Pacollin nga Qeveria

‘Hisja’ e ndarë ndërmjet subjekteve politike në pushtet në kohën e formimit të qeverisë është bërë “mollë sherri” për Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryministrin Behgjet Pacolli, shkak ky për të cilin janë përpalsur verbalisht gjatë ditës së djeshme

Lajmin e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirëinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, Haradinaj ka akuzuar Pacollin se ka marrë përgjegjësi institucionale më tepër se sa ka merituar, marrë për bazë fuqinë e partisë së tij brenda Kuvendit të Kosovës, AKR-së.

“Kryeministri Haradinaj është përplasur me zëvendëskryministrin Pacolli, nga i cili ka kërkaur që të heq dorë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pasi që forca e tij politike brenda Kuvendit të Kosovës është më e vogël se sa përgjegjësia e caktuar para formimit të qeverisë. Këtë kërkesë Pacolli e ka kundërshtuar, me arsyetimin se kanë arritur marrëveshje për ndarje të përgjegjësive para se të lidhje koalicioni “PANA” – Lista Serbe”, ka thënë burimi i njëjtë.

Lidhur me rastin “Gazeta Blic” ka kontaktuar këshilltarin e Pacollit, Jetlir Zyberaj por ai ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë. “Unë nuk kam asnjë informacion se ka pasur përplasje ndërmjet z. Haradinaj dhe z. Pacolli”, tha ai, duke shtuar se “koalicioni vazhdon të jetë stabil.”

Megjithatë, Pacolli në orët e mbrëmjes së djeshme ka publikuar një deklaratë në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook” ku e përshkruan ditën e djeshme si mjaft të lodhshme për të.

Duke aluduar në këtë rast, Pacolli ka thënë se do të ndjehej i lumtur nëse disa njerëz nuk e ngatërrojnë tolerancën e tij me diçka tjetër.

“Kauza ime është më e madhe se sa që dikush mundet ta kuptoj, është në funksion të njerëzëve, shtetit dhe kombit”, ka thënë Pacolli.

Gjatë muajit të fundit ka pasur raportime në media se AKR-së, AKR-së mund t’i merret ndonjë ministri për shkak se numri i ministrave është në disproporcion me numrin e ulësve në Kuvend.

Gazeta Blic merr vesh se kjo çështje në dorë i është lënë Hashim Thaçit, i cili është kumbara i koalicionit.

“Hashim Thaçi është autorizuar që ta përfundoj këtë çështje me AKR-në, gjegjësisht marrjen e një ministrie”, thotë ky burim.

I pari nga koalicioni i cili e ka theksuar këtë nos pajtueshmëri brenda koalicionit është Jakup Krasniqi, nga Nisma për Kosovën, i cili tha se AKR ka marrë më shumë hise në pushtet, se sa që realisht i takon.

AKR aktualisht i ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, derisa ka katër ministri.

Ndryshe, kohë më parë Pacolli ka kërcënuar qeverinë me dorëheqje nëse nuk ndodh ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. E këtë kërcënim kryeministri Haradinaj nuk e kishte marrë fare me seriozitet, ai kishte deklaruar se e ka të hapur rrugën që të largohet.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *