Show Bizz

Sytë nga Londra, nis java e modës

Java e modës në Londër, që nisi të martën është një event që mbahet dy herë në vit në qarqet e festivaleve të modës

Është vendi ku shtëpitë e modës dhe stilistët shpalosin krijimet e tyre në pasarela, stilime që mund të ndikojnë në tendencat e modës së lartë të vitit apo thjeshtë mund të shkaktojnë konfuzion mes shikuesve dhe ky vit nuk përbën përjashtim.

Disa nga modelet më të jashtëzakonshme që kemi parë ndonjëherë do të shpalosen gjatë eventit pesë ditor.

Ai që goditi jo pak, që në ditën e parë, ishte stilisti londinez Edwin Mohney, që u paraqit me fustane që në thelb kishin një temë. Kontraceptivët

Të tjera gjetje ishin edhe këto veshje që mbulojnë gjithë trupin dhe këpucët e bëra me materiale të ricikluara.

Shtëpia e modës Mulberry debutoi me një kapelë të pazakontë dhe modelet e tjera pikante nuk munguan. Shumë prej tyre ndoshta nuk do të shihen në eventet reale ku moda është në plan të parë, por efekti skenik në javën londineze të modës, ishte i konsiderueshëm.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *