Lajme, Lajmi kryesor

Sundimtarin Thaçi do ta ndalin vetëm ndërkombëtarët!

Politikani Driton Tali duke folur për idenë e presidentit Hashim Thaçi për ndarje të Kosovës, mendon se shqiptarët do ta kenë vështirë ta ndalojnë në planet e tij të mbrapshta, sikurse nuk ia kanë dalë deri tash

Tali në prononcimin për gazetën Shqiptari.com, beson se ai do të ndalet nga ndërkombëtarë, sikurse ndodhi edhe me specialen. “Hashim Thaçin s’mundemi ne me ndalë për asgjë sepse e ka kapur shtetin. E shihni se çfarë bëri me Gjykatën Speciale? E ndalën ndërkombëtarët se për që e ndalnin kosovarët z.Thaçi edhe dy herët do të bënte Gjykatë Speciale dhe prapë do ta zhbënte”, thotë ai, i pyetur se si mund të ndalet kjo nismë e re e Thaçit shkatërrimtare për Kosovën.

Tali beson se presidenti është një prej zhvatësve më të mëdhenj të ekonomisë së vendit, dhe se me përfitimet që ka nxjerrë nga ajo, ia ka mundësuar të kthehet në sundues të Kosovës.

“Në fillim fare, z.Thaçi i përvetësoi shumicën e resurseve ekonomike ose duke i privatizuar vetë ose dikush nga klika e tij, dhe resurset publike i monopolizoi duke i dërguar klyshit të tij për t’i menaxhuar. Me një fjalë shumicën e pasurisë së Kosovës e mori nën kontroll dhe atë pasuri Hashim Thaçi po e shfrytëzon për të sunduar. E shihni se çfarë bëjnë mediet e Kosovës në garë për të qenë më afër z.Thaçi. Shkelin mbi gjitha parimet minimale që duhet t’i kenë gazetarët për të marrë ndonjë donacion apo tender”, thotë Tali.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *