Lifestyle

The Sun: Kush është Era Istrefi, këngëtarja që interpretoi himnin e Kampionatit Botëror

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi ka shënuar edhe një tjetër sukses të madh. Duke u bërë zëri i himnit të Botërorit dhe duke performuar pranë Will Smith dhe Nicky Jam, emri i saj ka arritur të dëgjohet kudo akoma më shumë dhe suskeset e saj tani pritet të zgjërohen akoma më shumë

Për të tani po shkruajnë mediat ndërkombëtare për të dytën herë pasi Era Istrefi e njohur nëpër botë ishte edhe me suksesin e këngës ‘Bon bon’.

Era Istrefi shpërtheu në skenën ndërkombëtare pata dy vitesh dhe ylli në ngritje do të bëjë performancën më të madhe në karrierë deri më tani – e nis The Sun shkrimin për këngëtaren shqiptare. 24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj “BonBon”, suksesi i të cilës bëri që ajo të nënshkruante me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji, u tha ndër të tjera në artikullin në fjalë.

Në shkrimin e tyre poashtu është përmendur se këngëtarja kosovare ka lindur në Prishtinë dhe është vajza e këngëtaret Syzana Tahirsylaj dhe gazetarit Nezir Istrefi.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *