Lajmi kryesor, Lifestyle

Straboni: Si e morën grekët Athinën Pellazge?

Shkruan: Altin Kocaqi

Asnjë provë e vetme nuk është pranuar deri më sot për grekët që vijnë në fillim të mijvjeçarit të dytë para Krishtit edhe u zënë vendin pellazgëve. As Lineari A edhe as Lineari B, që u triumfua si gjuhë greke, nuk dhanë prova bindëse për ekzistencen e gjuhës greke.

Luftën e Trojës e bënë, me të shumtët, Pellazgët, thotë Thukididi në hyrjen e veprës së tij. As Homeri nuk u shkruajt në greqisht por u shkruajt ‘në një gjuhë arkaike me tipe jonike edhe teknike’, të paktën këtë pretendojnë sot njëzëri grekologët më të mëdhenjë të botës si Francisco Adrados etj.

Vijmë në shek VI-V para Krishtit edhe jemi në kohën që Athina hapi dyertë për të huajtë që dëboheshin nga vëndet e tyre. Kjo hapje dyerësh do shkaktonte ndryshimin e gjuhës së pellazgëve edhe do të krijonte një gjuhë të re që në botën shkencore njihet me emrin ‘atikishtja teknike’.

Kjo edhe vetem kjo është gjuha e grekëve. Shumë shpejt Athina do të kalonte në diktature për 150 vjetë me radhë edhe do ishte ajo që do internonte me radhë Herodotin, Thukididin etj.

Kjo gjuhë teknike u bë gjuha e administrates edhe mësohej vetëm në letër. Nuk ishte e njëjtë me gjuhën e folur të popullit edhe e tillë qendroi, si gjuhë administrative, deri në vitet 1870 kur do rikthehej si gjuha e shtetit Greke. Mardhëniet saja, me gjuhën latine edhe rolet e tyre në antikitet edhe në Bizant, janë të njohura edhe të ditura se nuk fliteshin e shkruheshin nga populli por vetëm nga ata që i mësonin këto gjuhë nëpërmijet shkollimit.

Të gjitha këto që përmenda mësipër janë të bazuara në botime akademike në lidhje me historinë e gjuhës greke si botimi i Kopidakit 2002 apo ai i Adrados 1999. Por tema kryesore e këtij shkrimi është këndveshtrimi i Strabonit për shënderrimin e Athinës nga Pellazge në Greke. Kjo ka shumë rëndësi sepse Athina ishte djepi i gjuhës greke.

Si ndodhi që Athina ndryshoi gjuhën e saj?

Çu bë popullsia vendase?

Mendimi i Strabonit është ky:
“Kështu ndodhi edhe me Athinasit ,sepse banonin tokë jopjellore edhe nuk u shpërngulë kurrë popullsia që quhet autoktone. Po kështu thotë edhe Thukididi se ‘’ popullsia mbante gjithmon të njëjtin vendë edhe kurrë ndonjë popull tjetër nuk e pushtoj që ta dëbonte atë. Shëndrrimi ndodhi falë arsyes se ardhësit e rinjë ruajtën gjuhën edhe zakonet e tyre edhe pak nga pak krijuan një kombë më vete” Straboni, Gjeografia H

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *