Lajme, Lajmi kryesor

Sputnik thumbon fort Vuçiqin para vendimit për Kosovën (video)

Moska nuk rresht së thumbuari Aleksandër Vuçiqin pak para vendimit të tij final për Kosovën. Pas disa krahmarrjeve nëpër media të vogla, kësaj radhe Rusia ka vënë në funksion “artilerinë e rëndë”, pikërisht nga Sputnik, media kryesore e Kremlinit

Dhe jo nga portali por televizioni Sputnik dhe show kryesor i tij që drejtohet nga i famshmi, Boris Malagurski. Një aktor komik i cili në portalin e tij tip “30 minuta”-one man show thumbon çdo natë perëndimin, NATO-n dhe politikanët e Ballkanit që sulmojnë Rusinë.

Kësaj radhe, Malagurski e kishte fjalën për kreun e Serbisë, Vuçiq, por edhe kastën e politikanëve të tij që sipas tij po kopjojnë Sllobodan Millosheviqin.

Ai tha se 27 vjet më parë u zhvillua mitingun i parë masiv i opozitës ndaj regjimit të atëhershëm të Sllobodan Millosheviqit. Në rrugët e Beogradit dolën qindra e mijëra qytetarëve të pakënaqur kundër Millosheviqit që e krahasonin me Stalinin, por sot po e kopjojnë në mënyrë transversale.

“Ata që bënë thirrje për progres e kanë futur Serbinë në kaos dhe në pasiguri. Premtuan investime por mbështeten ende te resurset e vjetra të komunizmit. Reforma, integrim, investime, forcat e errëta, duan të na kthejnë në të kaluarën”, kështu thoshte Millosheviç atëherë.

Lexoni pak fjalimet e Aleksandër Vuçiqit. Identike”, thekson Malagurski. I cili shton: “Pas pothuajse 30 vjetësh, shohim se disa gjëra kanë ndryshuar, dhe disa nuk janë. Çdo qeveri përdor fletët e fjalimeve të vjetra.

Por a është fryma e protestës ende e gjallë? Demokracia kërkon që ne të luftojmë çdo ditë për atë që ne besojmë. Qetësi, dinjitoze, pa frikë”, thekson Malagurski, duke bërë thirrje të hapur për protesta ndaj Vuçiçit përpara se të merret vendimi për Kosovën.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *