Lajme

Socialistët e Shqipërisë i kërkuan Kinës ta njohë Kosovën

Partia Socialiste e Shqipërisë u ka kërkuar drejtuesve të partisë që udhëheqin me Kinën që ky shtet të njohë Kosovën, dhe njëkohësisht ta mbështesë atë në organizatat ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore

Çështja e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga Republika e Kinës ka qenë në fokus të një takimi mes sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacionit të Partisë Komuniste të Kinës, të kryesuar nga Shen Beili, zëvendësministre në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zhvilluar të martën në Tiranë.

Taulant Balla i kërkoi përfaqësueses së lartë të Partisë Komuniste që Kina të mbështesë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si një proces që shkon në dobi edhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *