Lajme, Lajmi kryesor

Skenë apokaliptike: Hiri dhe tragjedia që la pas zjarri në Greqi (video)

Prokurorët grekë kanë nisur një hetim për shkakun e zjarreve shkatërruese që shkrumbuan brenda një periudhe të shkurtër kohore disa zona duke lënë 80 të vdekur. Zyrtarët sugjeronin se ndezja e 15 vatrave të zjarrit njëkohësisht mund të jetë fillimi i përpjekjeve për të sjellë destabilizim në vend

Por të tjerë e kanë hedhur poshtë këtë teori, megjithatë autoritetet janë tronditur pas akuzave për një reagim të ngadalshëm ndaj zjarreve të mëdha, që kthyen disa fshatra në shkretëtirë në pak minuta.

Dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur, me ekipet e emergjencës që kanë nisur nga puna kërkimore në qindra shtëpi e automjete të shkrumbuara nga zjarri.

Shumë njerëz të dëshpëruar kanë postuar në rrjete sociale fotografi të të afërmve të tyre, por zyrtarët e ambulancave kanë thënë se ka pak shpresë për t’i gjetur ata gjallë në ndërtesat e djegura.

Më poshtë do të gjeni një galeri në të cilën do të shikoni hirin dhe tragjedinë që la pas zjarri masiv.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *