Lajme

Skandal: Vuçiq derisa del nga paralmenti kroat përplaset me një deputet: Nuk iu frikësohem

Kamerat që po e ndiqnin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa ai po dilte nga ndërtesa e Parlamentit kroat dhe po ecte drejt sheshit Markov, kanë kapur një incident, të cilin e kishte shkaktuar një prej deputetëve kroat

Deputeti Bulja ishte afruar dhe i kishte dhënë diçka Vuçiqit, megjithatë nuk ishte dëgjuar se çfarë i kishte thënë.

Por megjithatë ishte dëgjuar përgjigja që Vuçiq i ktheu pasi u sigurua nga truprojat e tij. “Mos mendoni se jam i frikësuar. Unë mund të përgjigjem ku të doni, sa të doni dhe për çdo gjë që ju dëshironi”, deklaron Vuçiq në ecje e sipër, shkruan B92, transmeton Periskopi.

Më pas një një bisede të realizuar ndërmjet Vuçiqit dhe një gazetari kroat, thuhet që mund të ishte diskutuar për kompensimin e dëmeve të luftës, megjithatë Vuçiq për këtë temë ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin kroat Plekoviç dhe se ishin sqaruar.

Siç kanë raportuar disa medie kroate, mësohet se deputeti Bulja kishte tentuar që të takohej me Vuçiqin para se të takohej me presidenten kroate, por kishte dështuar, dhe i kishte thënë se do të shihen kur të vizitojë ‘Glinan kroate’, raporton Periskopi.

Popullata kroate kishte reaguar jashtëzakonisht ashpër ndaj deklarimeve të Vuçiqit gjatë vitit 1995 kur si zyrtar i Partisë Radikale Serbe kishte thënë se askush nuk guxon ti lëviz serbët nga atje.

Lidhur me këtë deputeti Bulj kishte udhëhequr edhe protestat e veteranëve kroat.

Sipas Bulj është e pakuptimtë që presidentja kroate Kitaroviç ta ftoj presidenti serb në Kroaci, pasi sipas tij kjo është një fyerje për popullin dhe veteranët e vdekur”.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *