Lajme

Shtrëngimet e duarve që hynë në histori

Marrëveshja mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit të Koresë, Kim Jong Un, është cilësuar si historike. Dy vendet u angazhuan për rivendosjen e marrëdhënieve në funksion të paqes pas 68 vitesh mosmarrëveshje dhe kërcënime për luftë

Por cilat janë disa nga marrëveshjet më të rëndësishme të historisë:

Në vitin 1945, një takim në Yalta mes Ruzvelt, Stalin dhe Çurçill shënoi ndarjen e Gjermanisë së mundur në luftë. Në histori kjo mbeti si samiti i ndarjes së Europës. Pak muaj më vonë, erdhi shtrëngimi i duarve mes tre forcave (SHBA, Rusi, Britani) në Konferencën e Postdamit (ndërkohë, Ruzvelt kishte ndërruar jetë dhe ishte zëvendësuar nga Harry Truman)

Në vitin 1972, presidenti i SHBA-ve, Riçard Nikson, takoi liderin kinez Mao Ce Dun, duke shënuar kështu një kthesë në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit. Vizita e Niksonit u bë e mundur nga Henry Kissinger dhe u përgatit nga ajo që më vonë mbeti në histori si “diplomacia e ping-pongut”.

Po në vitin 1972, vjen vizita e parë e një lideri amerikan në Moskë. Ai është presidenti Riçard Nikson dhe pas tij qëndron diplomacia e Henry Kissinger. Shtrëngimi i duarve me Brezhnjevitn dhe firmat mbi dy marrëveshje të rëndësishme “ngrinë” raketat ndërkontinentale të dy superfuqive bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë, duke e çtensionuar situatën.

Në vitin 1978, Egjipti njohu Izraelin, që i riktheu Sinain. Ka mbetur në histori shtrëngimi i duarve mes presidentit amerikan, Xhimi Karter; egjiptianit Anuar Sadat dhe izraelitit Menashem Begin. Sadat dhe Begin më pas u nderuan me çmimin “Nobel”.

Në vitin 1985, u zhvillua në Gjenevë takimi i parë historik kokë më kokë mes presidentit amerikan, Ronald Regan, dhe liderit të atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbaçov.

Në vitin 1993, presidenti amerikan, Bill Klinton, “bekoi” marrëveshjen mes liderit të OÇP-së, Jaser Arafat, dhe kryeministrit izraelit Itzhak Rabin. Në atë kohë, marrëveshja e paqes u arrit në Oslo, Novegji, por dëshoi pak kohë më vonë.

Në vitin 1998, kryeministri britanik, Toni Bler, i shtrëngoi dorën kolegut irlandez Berti Ahern, pasi kishin firmosur “marrëveshjen historike të së premtes së shenjtë”, që i dha fund viteve të përgjakshme të Troubles. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, ën vitin 2012, mbretëresha Elisabetë II do të ishte protagonist e një tjetër momenti historik me Martin Mc Guinness, ish-komandant i IRA-s.

Në vitin 2000, erdhi takimi i parë mes dy Koreve që nga lufta e viteve 1950-1953 dhe ndarja e gadishullit. Në Penian u takuan Kim Jong il (babai i Kim Jong un) dhe lideri i Koresë së Jugut, Kim Dae-jung.

Në vitin 2013, bota do të bëhej dëshmitare e shtrëngimit të duarve mes presidentit amerikan, Barack Obama, dhe atij kuban, Raul Castro, që u takuan në funeralin e Nelson Mandelës. Kjo u ndoq nga shkrirja e akujve shumëvjeçarë mes SHBA-ve dhe Kubës.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *