Lifestyle

Shtëpia e agallarëve Rekathati

Në të djathtë të Lumbardhit, që ndan në dysh qytetin e bukur të Prizrenit, shtrihet lagjja “Bazhdarhane”

E vjetër aq sa të gjallët nuk e mbajnë mend, kur janë ndërtuar aty shtëpitë e para. Në mesin e shtëpive të ulëta, të bukura e monumentale është ajo e familjes Rekathati. E ndërtuar këtu e 13 dekada më parë, ajo ruan gjithë bukurinë që e veçon sidomos në faqen ballore të saj, shkruan Koha Ditore.

E ndërtuan dy vëllezër të kamur të kohës, që quheshin Shyqri Aga e Ahmet Aga. Ky i pari ishte kryetar i Suharekës, gjë që i kishte dhënë edhe mbiemrin familjes për një kohë të gjatë. Familja e “përktheu” këtë mbiemër, duke u njohur edhe sot si Rekathati (Reka e thatë).

Shtëpia sot është e ndarë në dysh. U nda për të gjallë të dy agallarëve me një mur që i ndan përgjysmë shtëpinë dhe oborrin. Në njërën pjesë sot jetojnë trashëgimtarët e Shyqri Agës e në tjetrën ata të Ahmet Agës. Brezi i katërt e i pestë pas tyre jeton sot në këtë shtëpi, që shteti e ruan si vlerë të trashëgimisë së kulturës materiale. Rrëfimin e kujtimet i tregon ndër më të vjetrit e familjes, Aliriza Rekathati.

Ndërtimi midis viteve 1886 e 1903

Ai është 69 vjeç. Në 50 vjet të jetës së tij ka punuar me tekstil. Fillimisht në fabrikë shtetërore, e më vonë në firmë private. Aliriza Rekathati, tash pensionist, është i hareshëm e krenar, edhe teksa e tregon rrëfimin për paraardhësit e tij dhe për shtëpinë me të cilën ka lidhje të posaçme…

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *