Kulturë, Lajmi kryesor

Shqiptarët kësaj Evrope i dhanë dy qytetrime të mëdha

Dodona ishte kryeqendra “kultike” e Pellazgëve. Kjo është konfirmuar nga disa burime dhe mbivendosje të shumta të teksteve të lashta. Por me pushtimin e «Pelazgisë» nga grekët ky vend i shenjtë u braktis në favor të emrit «Delf», emër që Homeri tërësisht e injoronte. Kjo na lenë të kuptojmë që Delfi nuk ekzistonte në kohën e tij. Pra orakulli i Delfit nuk mund të ekzistonte para shekullit të tetë/shtatë para erës sonë. Delfi u bë tempulli i shenjtë grek mbi gjithë të tjerat dhe kërthizë e botës nën tiraninë e Klistenit (rreth 600-570 p.e.s)

Nga Arif Mati

Ja disa fragmente nga disa përgjigje të drejtuar miqëve të Facebook-it dhe që po i përhap këtu më gjerë në mënyrë që të vëj në dritë disa elemente të historisë së lashtë të Dodonës dhe që të mos ketë ndonjë shteg dyshimi.

Këtë e bëj siç duket në studimet dhe hulumtimet e mia. Nganjëherë unë ndërhyej në mënyrë pedagogjike në disa diskutime vetëm për të dhënë mendimin tim dhe për të shërbyer historinë e vërtetë të popullit tonë. Por koha ime është e kufizuar prandaj nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve.

Në parim sipas Homerit vendi i shenjtë kryesor i dedikuar për Zeus-in dhe perëndeshën nënë Dione (bija e Okeanos-it dhe Tethis-it dhe ndoshta nëna e Afërditës) ishte vendosur në Dodonë në Thesproti (Çamëria e sotme) në shpatet e malit Tomaros (në jug të liqenit të Pambotis) 22 km në jug të Janinës. Homeri dhe Herodoti përmendin malin Tomures ose Tumaros në atë vend me saktësi. Ky ishte orakulli më i vjetër sipas Herodotit. Aty priftërinjtë e tempullit interpretoshin në shushurimët e gjethëve të dushkut (lisit) të shenjtë sikur do ishte “zëri” i Zeus-it.

Këtu unë bëj një parantezë për të thënë se dijetari i madh Pitagor i Samos-it e ka quajtur Zeus-in “ZAN, ZANI”, që shpjegohet natyrisht “ZË”, “ZA”, apo “folja” në dialektin gegë, që i përngjan dialektit ionian të kohës së Pitagorit – sikur na thotë Porfiri, biografi i tij zyrtar (Cf. «Jeta e Pitagorës» – De Malkus apo i mbretit – 17, f 36 – Les Belles Lettres, Paris 2010). Pitagora nuk ishte grek por fillimisht tirrheno-etrusko-pellazg. Në të vërtetë gjuha pellazge e kohës së tij dukej mjaft e afërt me dialektin “gegë” të Shqipërisë së veriut (e zhdukur nga letërsia dhe folja nga komunizmi i kohës së Enver Hoxhës). Pitagora ende e përmendte gjuhën e fëmijërisë së tij!

Francë – Lion, 03. 06. 2012: “Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII p.e.s. Ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenianë (1200/-800 p.e.s) nuk ishte grek por pjesë e civilizimit Pellazgjik.

Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjet dhe kulturën e veriut të Shqipërisë dhe Shqiptarëve nëpërgjithësi, pasaardhës të Pellazgo-ilirëve.” – ka thënë historiani ynë i shquar Dr.Arif Mati ( Mathieu Aref), në Konferencën Shkencore “PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË”.

Dodona – tempulli i Pellazgëve

Dodona ishte kryeqendra “kultike” e Pellazgëve. Kjo është konfirmuar nga disa burime dhe mbivendosje të shumta të teksteve të lashta. Por me pushtimin e «Pelazgisë» nga grekët ky vend i shenjtë u braktis në favor të emrit «Delf», emër që Homeri tërësisht e injoronte. Kjo na lenë të kuptojmë që Delfi nuk ekzistonte në kohën e tij. Pra orakulli i Delfit nuk mund të ekzistonte para shekullit të tetë/shtatë para erës sonë. Delfi u bë tempulli i shenjtë grek mbi gjithë të tjerat dhe kërthizë e botës nën tiraninë e Klistenit (rreth 600-570 p.e.s). Përkundrazi në jug të Shqipërisë (afër Beratit) ekziston një varg malor i emëruar Tomorr/Tomorri.

Ky arrin kulmin në majen Çuka 2414 m lartësi. Është e mundur se ka pasur aty një kult pellazg ose një orakull si i Dodonës i përkushtuar Zeus-it dhe sidomos pasi i gjithë rajoni (Thesprotia, Kaonia, Molossia, Iliria, Trakia, Maqedonia, etj.) i përkiste pellazgëve, nga kohët më të hershme para mbërritjes së Helenëve. Por ne nuk kemi asnjë shkrim ose arkivë që e vërtetojnë këtë lloj tempulli shenjtor në malin e Tomor-it në jugun e Shqipërisë.

Për mua është e nevojshme që informacioni të jetë i verifikueshëm. Përveç kësaj ne mund të mbështetemi vetëm në supozime, por kjo nuk është mënyra ime për të punuar.

Pas pushtimit të trojave të pellazgëve nga Helenët, kulti i Dodonës e kishte humbur rëndësinë e tij në favor të atij të Delfit në Focid. Grekët prandaj kanë zhvendosur adhurimin e tempullit të Dodonës në atë të Delphi-t i cili është ndërtuar rreth shekullit të gjashtë para Krishtit. Aty vendndodhej tempulli pelazg, i quajtur Pitho nga Homeri. Në ato kohë adhurimi i lisit të Dodonës nuk praktikohej si përpara pushtimit helen, ashtu që ndoshta u zhvendos në rajone të tjera në një vend më të sigurt si për shembull në malin Tomor të Ilirisë të asaj kohe. Por për këtë nuk kemi ndonjë të shkruar të lashtë.

Delfi në jug-perëndim të Mount Pernasit në luginën e Focisë

Për më tepër, Keltët kanë përdorur të njëjtin adhurim të lisit. Kjo është konfirmuar nga emri i priftërinjve kelte që janë quajtur “Druid”, një emër që është krejtësisht i kuptueshëm në shqipen “dru”, i cili me siguri do të thonte “lis”. Ne e dimë se, sipas historianit të lashtë Apiani – Ilirët, Keltët dhe Galatët/Gaulët ishin një popull vëlla. Pra, nuk është për t’u habitur që Keltët kanë mbajtur adhurimin e lisit të Dodonës.

Gjithashtu për shkak udhëtimeve të ndryshme të pélazgo-ilirëve në gjithë Europën, kam gjetur shumë emra pélazgo-ilire në vende të tjera dhe veçanërisht në Itali:

– Segestika e Pannonisë ilire dhe Segesta në Siçile;

– Kaone në Epir dhe Kone n’Italinë jugore;

– Volcae në Iliri dhe Volcei në Kampani të jugut Italisë;

– Nar në Iliri dhe Nar n’italinë qëndrore;

– Tomoros/Tmoros në Thesproti dhe Tomor në Shqipërinë e jugut;

– Messapion në Atikë dhe Messapian n’Italinë e jugut;

– Albani në Shqipërine e veriut të Antikitetit (nga Durrësi deri në Dibër) dhe Albani në Kaukaz, etj, etj.

Pra, ne gjejmë shumë korrespondenca toponimesh të përbashkët me Ilirinë e saktë – me vende ose rajone të tjera.

Unë pa dokumente dhe pa të dhëna të verifikueshme kurrë nuk kam marrë parasyesh asgjë. Një studiues dhe një shkencëtar nuk punon pa dokumenta dhe arkiva, argumente bindëse ose fakte të vërtetuara dhe të verifikueshme. Që nga fundi i komunizmit disa Shqiptarë kanë në dorë shumë libra që pohojnë shumë gjëra pa sjell në të vërtetë prova, argumenta bindës ose pa bërë studime të vlefshme multidisiplinare në nivel thjesht shkencor.

Ndërtimet megalitike të quajtura pellazgjike ose ciklopeane

Dihet mirëfilli se përveç monumenteve megalitike (menhir, dolmen, murë të mëdhenj të bërë nga blloqe të mëdha prej guri të përpunuar, mbledhur pa llaç, etj) të quajtur ndërtime pellazge apo ciklopike, nuk ka pasur në Greqi, Itali apo gjetkë në Europë tempuj të projektuar arkitektualisht dhe të ndërtuar me gur sikur kanë lulëzuar që nga shekulli VII/VI p.e.s me ardhjen e semito-egjiptianëve Helen (e konfirmuar nga Hekateu, Herodoti dhe të gjithë autorët tragjik si Eskili, Sofokliu dhe Euripidi…).

Para ndërtimit të këtyre tempujve dhe para ardhjes së Helenëve, Pellazgët dhe Egjeo-kretët nuk kishte asnjë tempull por vetëm altarë brenda Pallateve ose megaronëve ku ata praktikonin kultet e tyre. Vëmë në dukje se qytetet e përshkruara nga Homeri nuk kishin ndonjë “tempull” në kuptimin klasik të fjalës. Ky vend adhurimi i konsideruar si një vend i shenjtë privat (e megaronit) ishte dhoma qëndrore e pallateve të ashtuquajturit miken.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *