Kulturë

Shqiponjat e Medvegjës ekspozitë në Prishtinë

Rrahman Hyseni

Në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, sot më 29 dhjetor 2017, duke filluar nga ora 14, u hap ekspozita e punës shumëvjeçare e SHKA”SHQIPONJAT E MEDVEGJËS”, me drejtor Dr.Selman Rexhepi, e themeluar më 11 mars 2008 nga një grup medvegjasish të shpërngulur në Prishtinë.
Kjo shoqëri kulturore- artistike në fillim numëronte 10 anëtarë nga komuna e Medvegjës (Kosova Lindore). Duke parë vullnetin dhe dëshirën për punë, sot nën ombrellën e vet kjo SHKA numëron pesëfishin e anëtarëve me të reja e të rinj vullnetarë.

Kjo SHKA është e regjistruar në mënyrë legale dhe ka xhirollogarinë e saj bankare.Shoqëria “Shqiponjat e Medvegjës”vazhdon punën e palodhshme me një staf udhëheqës me forcat vetanake dhe jo të mira, për shkak të mungesës së mjeteve matriale (pa asnjë donator). Merr pjesë në aktivitete kulturo- artistike dhe përçon dhe vazhdon të përcjellë kulturën, veshjen, vallet shqiptare të Medvegjës. Vlen të thuhet se pikërisht kjo veshje karakteristike e Medvegjës u bë shumë e njohur nga të gjitha viset shqiptare, por dhe vendet tjera nepër botë me këto vajza e djem, po nga ky staf i palodhur, dashamirës të kombit dhe kulturës. Sot kjo shoqëri udhëhiqet nga Dr. Selman Rexhepi, i cili me forcën e vullnetit të mirë, me vështirërsi organizon edhe ushtrimet, pasi i mungon një vend i adekuat, mirëpo vullneti dhe atdhedashuria i mban me entuziazëm të madh.

Siç e dimë, kultura tradicionale e një populli, e një kombi, përmban doket dhe zakonet, mënyrën e jetesës kolektive, komunikimin dhe krijimtarinë gojore. Kjo SHKA mori pjesë në shumë aktivitete. Duhet të rikujtohen pa dyshim pjesëmarrjet nga kjo shoqëri, si:

-Në Festivalin Ndërkombëtar “Ylberi i Prishtinës 2008”;
-Në Festivalin Tradicional “Anadrinia Jehon 2009”, në Deje të Rahovecit;
-Në Akademinë Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit, Hashim Hajdini dhe Florim Rushiti-Kingji;
-Prezantim edhe më dinjitoz ishte pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar “Ylberi i Prishtinës 2009″, ku u mirëprit shumë mirë nga publiku dhe u nderua nga organizatorët;
-Morën pjesë edhe në spotin e të madhes, artistes së mirënjohur znj.Shyhrete Behluli, në spotin e këngës për Medvegjën;

-SHKA”Shqiponjat e Medvegjës” organizuan koncert madhështor edhe në Shtëpinë e Kulturës në Fushë-Kosovë, ku ky koncert tregoi suksese dhe intersim, si nga bashkëvendësit, po ashtu dhe nga bashkatdhetarët nga diaspora e me shumë musafirë nga të gjitha viset shqiptare.
Po ashtu ishte prezente edhe në “Sofra Dardane-Tropojë 2011;
-Në Tupallë për festën e Një Majit;
-Në Komunën e Klinës punimet ishin simbolike sa për ta treguar punën dhe ta përmbyll vitin 2017.
Po ashtu numri i pjesëmarrësve ishte solid, të cilët e vizituan këtë ekspozitë, e cila u mbyll në ora 17.00.
Drejtori i “Shqiponjave…” e hapi këtë ekspozitë dhe uroj shëndet dhe mbarsi për vitin 2018 për të gjithë pjesëmarrësit dhe për mbarë kombin shqiptar.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *