Kulturë

Shqipëria, xhevahiri i ruajtur i Evropës

Zbuloni një nga xhevahirët më të pashkelur dhe simpatik të Evropës – shikoni vendet më të mira për të vizituar Shqipërinë, një bukuri malore me vendas tepër miqësorë. Kështu e nis artikullin portali britanik momondo.co.uk, i njohur për informacionet turistike

“Shqipëria është një copëz e paprekur dhe e pazbuluar e enigmës komplekse të Evropës. E mbushur me peizazhe zanash, pamje të mrekullueshme, kulturë të pasur dhe banorë vendas mikpritës, Shqipëria duhet të konsiderohet si një nga destinacionet kryesore për të vizituar, për një eksperiencë autentike udhëtimi”, shkruan artikulli, i cili sjell përvojën e një prej shkrimtareve më të njohura për udhëtimet Anita Hendrieka.

Peizazhi i Shqipërisë përbëhet nga territori malor mbi 70%, thuhet në reportazh, kështu që nëse pëlqeni natyrën, ajo duhet të jetë në krye të listës suaj. Një tjetër gjë që në këtë vend nuk mungon është karakteri. Shqiptarët kanë një ndjenjë të madhe të humorit dhe një qëndrim të relaksuar – ky i fundit ndonjëherë sfidon durimin e udhëtarëve të etur.

Shqiptarët i ruajnë traditat e tyre të dashura dhe vendi është frymëzim për të jetuar dhe udhëtuar në mënyrë më të thjeshtë. Teknologjia merr një vend dytësor dhe udhëtimi këtu është një rast i madh për të praktikuar jetesën pa të. Shqipëria mund të arrihet duke fluturuar në aeroportin e vetëm të vendit që ndodhet në kryeqytetin e Tiranës.

HISTORIA E SHQIPËRISË

Historia e Shqipërisë është komplekse dhe vendi ende po rimëkëmbet nga regjimi komunist që përfundoi në vitin 1992. Mbi 750,000 bunkerë u ndërtuan me urdhër të diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i njohur për natyrën e tij paranojake për luftën. Për fat të mirë, Shqipëria kurrë nuk i ka përdorur këto bunkerë dhe shumë prej tyre janë braktisur ose me kreativitet u shndërruan në hotele, kafene dhe madje edhe studio tatuazhi.

Kjo, megjithatë, është vetëm një pjesë e vogël e historisë 5000 vjeçare të Shqipërisë. Përpara kësaj, Perandoria Osmane u vendos mbi 400 vjet, kur një shumicë e madhe e kombit u bënë myslimanë. Megjithatë, pak do të shihni ndonjë dëshmi të shamive dhe shumë njerëz ende pinë raki, alkoolin dhe hanë mish derri.

Shqipëria ishte gjithashtu vendi i parë që ndalonte fenë kur u vendos komunizmi. Shumë kisha dhe xhami u shkatërruan gjatë kësaj epoke, por ngadalë – gjatë dekadës së fundit – po rindërtohen dhe religjioni është rifutur në jetën e njerëzve.

Ndër qytetet që artikulli citon si të preferuara për t’u vizituar janë disa nga Shqipëria Jugore. Saranda, Ksamili dhe Himara cilësohen si mrekulli natyrore dhe të lashta. Ndërsa Berati dhe Gjirokastra – binjakët historikë.

PLANIFIKO RRUGËN TËNDE

Është më e lehtë që të udhëtosh nëpër Shqipëri me makinë, por gjithashtu mund të udhëtoni në vend me autobus. Është mirë dhe e lirë, por duhet të dini që transporti në Shqipëri nuk ka orar të rreptë apo afat kohor. Gjithashtu, kohët e autobusit mund të ndryshojnë nga vera në dimër, kështu që kërkoni një lokal që të pyesni për autobusët – ata do të dinë më së miri.

Ekzistojnë ndalesa të përafërta të autobusëve, por shoferët e autobusëve marrin gjithashtu autostop për të gjithë ata që ngrenë dorën. Gjërat më të rëndësishme: mos u habitni nëse ndani edhe vendin tuaj me një frigorifer ose një motor makine.

USHQIMI SHQIPTAR – SUPER I FRESKËT

Kuzhina shqiptare ndikohet nga Greqia, Turqia dhe Italia; zakonisht është bërë me prodhime vendore dhe është e njohur për erëzat. Pjatat shqiptare përfshijnë tavёn e kosin (qengjin e pjekur me kos) dhe byreku (një pastë e pjekur zakonisht e mbushur me djathë). Ju gjithashtu do të gjeni një sasi të pafund të pizzerive të cilësisë të lartë dhe përgjatë bregut ju mund të shijoni ushqim deti të mahnitshme dhe të përballueshme në çmim, mbi të gjitha të freskëta.

Gjithashtu sigurohuni që të provoni pijen më të njohur në Shqipëri: Rakia – një pije e fortë e bërë nga rrushi i fermentuar dhe nganjëherë frutat e tjera si kumbulla dhe thana. Rakia përdoret edhe për qëllime mjekësore. /monitor/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *