Kulturë

Shkrimi pellazgo- ilir i fshatit Therepel

BESIM DERVISHI

Në vitin 1981 sipas arkeologut dhe historianit Luftim Ylli në librin e tij me titull ” Zbulime të rastit në Skrapar” botuar po në këtë vitë, në faqen 266, behët e ditur zbulimi i një artifakti misterioz. Midis të tjerave zoti Ylli thotë se, ky artifakt u gjet në Luadhet e fshatit Therepel, rastësisht nga banorët e fshatit. Ky artifakt ishte një vulë prej balte të pjekur, me fushë në formë drejtkëndëshi, e pajisur me dorezë. Fusha e vulës me përmasa 12 x 6 cm, përmban një mbishkrim të thelluar, i cili ende nuk është deshifruar. Për epigrafinë kjo vulë sigurisht paraqet interes dhe kërkon më tej sqarime.

Më tej po në këtë faqe arkeologu Luftim Ylli thotë se, jo shumë larg fshatit Therepel por në anën tjetër të lumit Osumit, buzë tij, gjatë hapjes së një kanali me traktor u zibuluan rrënojat e një furre. Gjatë një pastrimi që bëmë u zbulua deri diku ndërtimi i pjesshëm i saj. Furra kishte një sërë oxhaqesh, (8 copë) pa llogaritur këtu pjesën e dëmtuar të saj në anën jugore. Oxhaqet kishin formë të rregullt, cilindrike, të ndërtuar me tjegulla. Sasia e madhe e zgjyrave, si dhe e fragmenteve të qeramikës, tregon se kjo furrë kishte shërbyer për të pjekur tulla dhe enë balte. Furra të tilla pjekje në këtë zonë janë gjetur dhe në fshatin Vëndresh në vëndin e quajtur Lipjani në anën e të cilit kalon një përrua i madh me kanione të thepisura.

Lipjani ndodhet midis fshatrave Therepel dhe Vëndresh dhe përvec furrave janë gjetur dhe varre pellazgo- ilire si dhe rrënoja muresh ciklopik. Interesant janë toponimet Therepel dhe Vëndresh. Vëndreshë është një emer i pastër Pellazgo- Iliro- Shqipëtar dhe rrjedh nga dy emra Vënd dhe Re. Vënd ku rrinë Retë. Por ndërkohë Rea ose Rehja sipas mitologjisë është nëna e Zeusit Pellazgjik dhe mund të deshifrohet në kuptimin tjetër si Vëndresh ose Vëndi i Reas pra vëndi ku ka qëndruar nëna e Zeusit Pellazgjik. Toponimi Therepel sipas Perikli Ikonomit i cili i referohet Cukës së Peljes në Tomor mund të quhet dhe vëndi i Peljeve dhe është emër shqip që do të thotë Plaka.

Pra në Tomor kan jetuar tre plakat e Dodonit të cilat lexonin fatin. Ndoshta dhe në këtë fshat dikur ka patur një tempull të shenjtë ku rrinin pleqte të cilët mereshin me sakrilegje ose leximin e fatit. Kjo bindje forcohet më shumë sepse në këtë fshat nw luadhet e tw cilit është gjetur Vula me mbishkrimin e cudicëm, është një teqe bektashiane e shenjtë e cila edhe sot respektohet shumë nga banorët e zonës. Ndoshta kjo Teqe është ngritur mbi ndonjë faltore paganore.

BIBLIOGRAFIA
– Zbulime të rastit në Skrapar, (Luftim Ylli), Tiranë 1981, fq. 266
-“Historija e Tomorrit. Dodona Pellazgjike dhe Tomor’i Zotit te Pelazgjevet”- (Perikli Ikonomi) Vlore 1936

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *