Lifestyle

Shkodranja: Burri i kushërirës më puthi në terr

Një vajzë nga Shkodra tregon se bashkëshorti i kushërirës së saj e ngacmon. Vajza thotë se gaboi që i ktheu puthjen dhe se tani ndihet fajtore karshi kushërirës së saj. Historia është rrëfyer për “ShkodraNews”

“Përshëndetje, jam një vajzë 20 vjeçe nga Shkodra. Burri i kushërirës time është 30 vjeç, kurse kushërira është 25 vjeçe dhe ata të dy kanë 1 fëmijë të vogël, të porsalindur.

Me kushërirën edhe pse kemi diferencë moshë kam qenë që e vogël shumë e lidhur. Shtëpitë i kemi pasur afër e gjithmonë e kam cilësuar si motrën që nuk e kam patur kurrë. Në fakt isha dhe xheloze pak për të, sepse ajo është shumë e bukur, e zgjuar, fisi çmendej pas saj e kur u fejua me një djalë me lekë e më shkollë ajo mbeti e preferuara e fisit. Pasi ajo lindi fëmijën mua më qëlloi të shkoj shpesh tek shtëpia e saj për ta ndihmuar me fëmijën.

Ajo jeton vetëm me burrin e djalin. E ndihmoja me gjithçka, sapo mbaroja leksionet e rrija tek ajo. Ajo lindi me operacion dhe pati komplikime, e qëndronte në shtrat pjesën më të madhe të ditës. Burri i saj doli në dhomën tjetër e unë rrija me të në dhomë dhe djalin. Kështu kaluan javët e para. Por darkave kur atë e zinte gjumi dhe unë mbaja djalin se nuk flinte edhe kushërira flinte top.

Dilja nëpër shtëpi me djalin. Edhe nisa të flisja gjatë me burrin e kuëshërirës. Shihnim televizor, qeshnim, e kuptuam që kemi shumë të përbashkëta në muzikë e kinema. Në fakt më tha se me kushërirën nuk kishte asgjë të përbashkët përveç djalit. E kështu kaluan disa netë.

Një natë pasi vura dhe djalin e tyre në gjumë më pihej ujë e dola në kuzhinë. Ndeza dritën e pashë burrin e kushërirës që po rrinte në divan në errësirë.U ngrit, fiku dritën dhe më tha: Po të prisja…!Më kapi dhe më puthi shumë fort.Ja ktheva, edhe pse e dija që po bëja gabim. Nuk bëmë gjë më shumë sepse ika me vrap në dhomë. Tani nuk di çfarë të bëj? Nuk dua ta lëndoj kushërirën, por puthja e tij më pëlqeu shumë. Si duhet të veproj?! “, shkruan ajo. /ShkodraNews

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *