Opinion

Shkarkimi i Presidentit te Kosoves eshte urgjence

Nga Haki Abazi

Arsyetimi

1.Sipas nenit 83 te kapitullit te V te Kushtetutes se Kosoves,Presidenti duhet te perfaqesoje unitetin e popullit te Republikes se Kosoves. Kjo nuk eshte e vertet, ky president nuk perfaqeson unitetin e popullit te te Republikes se Kosoves qe nga dita e pare dhe kjo u deshmua me 29 Shtator te ketij viti ky me mijera qytetare protestuan kunder tij dhe kerkuan dorheqjen e tij.

2. Sipas nenit 88, Presidenti nuk mund te ushtroje asnje funksion ne parti politike. Eshte e ditur qe nga dita e pare se ai ushtron pjeserisht funksionin e kryetarit te PDK per nje pjese te madhe te partise dhe tani se fundmi ai ka drejtuar dhe ka urdheruar dy ministra: Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza qe te veprojne sipas direktiva te tij duke u ndodhur ne nje barke te rexhistruar ne organet e Serbise dhe qe vepron ne territorin e Republikes se Kosoves pa leje te institucioneve te Kosoves. Ky eshte rrezikim i rendit kushtetues dhe shkelje ligjit dhe perzierje ne punet e qeverise. Gjithashtu nen presionin e Presidentit Thaci, Abelard Tahiri ka dhene doreheqje, qe po ashtu eshte perzierje ne parti politike dhe ne qeveri.

3. Me veprimet e tij Presidenti ka rrezikuar dhe ka demtuar interesin e shtetit te Kosoves dhe ne kundershtim me kushtetuten dhe ligjet e Kosoves, ai eshte duke negociuar jashtligjshem dhe pa mandat kushtetues per interesat e vendit.

Gjithnje sipas nenit 91 pika 2 e kushtetutes se republikes se Kosoves, shkarkimi i presidentit mund te inicohet nga 1/3 e deputeteve te kuvendit te republikes qe nenshkruajne nje peticion i cili shpjegon aresyet per shkarkim. Nese peticioni supozon semundjen e rende atehere kerkohet mendimi i konziliumit te mjekeve te pavarur per gjendjene e presidentit. Ai rrezikoje interesat vitale te vendit duke hyre ne pazare dhe duke pranuar edhe negocimin me Beogradin pa ndermejtesues formal nderkombetare. Kjo eshte shkelje e rende e interesit dhe kushtetutes dhe te percaktimit te qytetareve dhe shkelje e vendimit te gjykates nderkombetare te drejtesise. Gjithashtu sjellja e presidentit ka parandaluar njohjet e reja te vendit qe po ashtu eshte interes vital.

Shkarkimi

Sipas nenit 91 pika 1 e Kushtetutes Presidenti mund te shkarkohet nese supozohet qe per shkak te semundjes se rende nuk mund te kryej funksionin e presidentit dhe per shak se ka bere shkelje te rende te kushtetutes. Kjo eshte e vertet ne te dyja rastet, presidenti supozohet se ka semundjen e Alzheimer qe eshte semundje qe manifestohet me probleme me memorien, te menduarit te qarte dhe sjelljes jonoromale. Ky presdient ka treguar qe ka te gjitha keto simptoma. Gjithashu per shkak dhe si rrjedhoje e veprimeve të tij, ai ka demtuar ne vazhdimesi rende kushtetutshmerine dhe interesin e vendit.

Procedura per shkarkim

Gjithnje sipas nenit 91 pika 2 e kushtetutes se republikes se Kosoves, shkarkimi i presidentit mund te inicohet nga 1/3 e deputeteve te kuvendit te republikes qe nenshkruajne nje peticion i cili shpjegon aresyet per shkarkim. Nese peticioni supozon semundjen e rende atehere kerkohet mendimi i konziliumit te mjekeve te pavarur per gjendjen e presidentit.

Gjithashtu ne proceduren per shkarkim mund te numerohen te gjitha rastet e lartshenuara te shkelje se rende te kushtetutes dhe interesit te vendit dhe qytetareve me pasoja jashtezakonisht te renda.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *