Ekonomi

Shkala e papunësisë në Kosovë është mbi 40 për qind

Sindikalistët e Kosovës thonë se do të protestojnë më 1 Maj për të kërkuar të drejtat e punëtorëve. Sipas kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, shkalla e papunësisë mbetet e lartë dhe kushtet e punëtorëve mbesin të vështira. Problem, sipas tij, mbetet sektori privat, ku Ligji i punës nuk respektohet

Në një intervistë me Ajdinin, Radio Evropa e Lirë fillimisht e pyeti atë për arsyet pse Kosova ka vështirësi ta rimëkëmbë ekonominë e saj dhe pse vendi ende ka një papunësi kaq të madhe?

“Sipas mendimit tonë, shkalla e papunësisë është mjaft e lartë. Zhvillim ekonomik nuk ka pasur. Zhvillimi ekonomik unë mendoj është ndërtimi i fabrikave që të prodhohet diçka ose për shembull të investohet në sektorin e bujqësisë dhe aty t’i kemi të mirat tona vendore dhe mos të lejohet futja e prodhimeve tjera që nuk janë vendore, të pakontrolluara fare, siç e patëm rastin e mishit dhe ai ishte një skandal total, jo i popullit, por i Qeverisë, sepse nuk është syçelë…

Aty është problemi më i madh.Nepotizmi na mbyti për arsye se në vende të punës i çojnë njerëzit që nuk kanë njohuri adekuate në atë drejtim dhe nuk kanë aftësi. Edhe pse ka kuadro mjaft, kuadro të reja, megjithatë ato kuadro janë nën hije, kështu që papunësia te ne mund të them është mbi 40 për qind”, ka thënë Ajdini.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *