Lajme

I shitën certifikatat e invalidëve të luftës, tash iu del punë me gjykatat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për të cilin dyshohej se ka falsifikuar vërtetimet e invalidëve të luftës. Arrestimi i tij është bërë dje në Prishtinë me urdhër të prokurorit

“Më 10.07.2018 me urdhër të prokurorit, nën dyshimin se ka bërë falsifikimin e vërtetimeve për invalidët e luftës, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për më tepër, pas dyshimeve për fryerjen e listave të veteranëve, Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet.
Ndryshe, mediat kanë raportuar në vazhdimësi për manipulimet që po bëhen me listat e veteranëve të luftës.

EULEX kishte ngritur në prill të këtij viti aktakuzë ndaj gjashtë personave për disa vepra penale, përfshirë këtu edhe dyshimet se kanë ushtruar ndikimin e tyre që në këmbim të pagesave deri në 1 mijë Euro, të sigurohet statusi dhe pensioni i veteranit të UÇK-së.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *