Ekonomi

SHELL fillon operacionet e veta në Kosovë

Tetë pikat e para të derivateve të kompanisë botërore energjetike SHELL në Kosovë janë tashmë të hapura për shitje. Ardhja e SHELL-it është një lajm i mirë për Kosovën. Në muajin janar Al Petrol, u licencua si distributor i autorizuar pas nënshkrimit të kontratës me SHELL-it. Kompania jonë ka më shumë se 50 pika derivatesh, të cilat deri në fund të vitit do të ri-brendohen në SHELL. Po fillojmë me 8 pika derivatesh dhe do të vazhdojmë me ri-brendimin e të gjitha pikave

SHELL konfirmon hyrjen e vet në Kosovë përmes një kontrate licencimi të brendit të shitjeve me pakicë me Al Petrol. Pikat e para të brendit SHELL do të hapen duke filluarnga 15 maji, por synimi është që gjatë vitit të parë të aktivitetit të hapen më shumë se 50 pika të shitjeve me pakicë të brendit SHELL. Pikat e reja të derivateve SHELL janë të vendosura në Veternik 1, Veternik 3, Vragoli, Sllatine, Obiliq, Mitrovicë, Prizren, Dragodan.

Hapja e pikave të reja SHELL në Kosovë është pjesë e një strategjie më të gjerë në përmbushje të aspiratave të SHELL-it për rritje dhe zgjerim të pranisë së pikave të brendit SHELL në një numër tregjesh të reja. Këto pika do t’u përmbahen standardeve më të larta të shërbimit, cilësisë së produktit dhe vlerave të brendit SHELL.

Brendi botëror SHELL vjen në Kosovë falë punës së madhe dhe angazhimit të palodhshëm të Latif Kryeziu, president i Al Petrol, kompania më e madhe e derivateve në Kosovë.

Me rastin e hapjes zyrtare të pikave të derivateve SHELL u organizua një ngjarje madhështore dhe plot surpriza, ku mori pjesë edhe Menaxheri i Përgjithshëm Global, Martin Lustenberger dhe u dha një përshëndetje e ngrohtë nga ish piloti i Formula 1, Kimi Räikkönen.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin demonstrime nga shkencëtarët e SHELL-it, të cilët janë të pasionuar për gjetjen e mënyrave të reja për të krijuar derivate efikase.

SHELL pret që të ndihmojë në furnizimin e vozitësve në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të SHELL-it, së bashku me një sërë produktesh të leverdishme të dizajnuara për të përmbushur nevojat e vozitësve të rregullt dhe klientëve të tjerë.

Rrjeti i brendit SHELL do t’u ofrojë vozitësve në Kosovë derivate që përdoren nga Scuderia Ferrari në Kampionatin Botëror të Formula 1 të 2018-së. SHELL është shitësi me pakicë më i madh në botë që operon në më shumë se 80 vende, të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë klientëve.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *