Kulturë

Serbia dhe përbindëshi nga Banati

Të dielën u mbyll Panairi i 62-të i Librit në Beograd, ndërsa bilanci i tij pak a shumë tingëllon kësisoj: kryeqytetin e Serbisë e vizitoi një përbindësh. Kjo përshtypje, sipas të gjitha gjasave, do të duhej t’u imponohej konsumatorëve të mediave serbe. Përbindëshi, sipas tyre, e ka emrin Herta Müller – e rritur në Rumaninë fqinje dhe fituese e çmimit “Nobel” për letërsi

Zonja Müller sivjet ishte mysafire nderi e Panairit të Librit në Beograd, e për ta prezantuar atë te banorët e “Qarkut të Dyshit” në fillim të këtij manifestimi tradicional u organizua një panel në Teatrin Jugosllav të Dramës, shkruan sot Michael Martens në Koha Ditore.

Kjo mbrëmje e la në hije – me të drejtë apo jo, kjo tash është një çështje tjetër – pjesën e mbetur të Panairit. Kush është, pra, gruaja “mbeturinë” (sipas “Telegrafit” serb), që e keqpërdori mikpritjen e Beogradit (“Politika”) dhe – siç shkruajnë pak a shumë të gjitha gazetat – e ofendoi Serbinë?

Herta Müller u lind dhe u rrit në një fshat gjerman në pjesën rumune të Banatit. Si rioshe kaloi në Temishvar, ku studioi dhe punoi. Kur pas maltretimeve shumëvjeçare prej anës së shërbimit të zbulimit të Ceausescut “Sekuritatee”, më 1987 më në fund iu lejua ta braktisë Rumaninë dhe të vendoset në Berlin, ajo ishte në mes të tridhjetave. Përvojat nga parajsa e errët e varfërisë së Rumanisë komuniste e shënuan jetën dhe letërsinë e saj…

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *