Lifestyle

Së paku le të këndoi gjeli

Shqiptarët e Peshterit pas vendosjes së pushtetit komunist, u ballafaquan me vështirësi të mëdha. Ata paraprakisht trajtoheshin të padëshiruar për sllavo-komunistët, po ashtu siç ishin edhe ata të padëshiruar për shqiptarët e Peshterit. Rrethanat e reja, ndikuan që Peshteri, gjegjësisht i tërë Sanxhaku përsëri ra nën pushtimin serb

Përveç ndjekjeve të kundërshtarëve të komunizmit dhe çarmatosjes, popullata shqiptare e Peshterit u ballafaqua edhe me vështirësitë në kohën e mbledhjes së “tepricave” (otkupit) të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.

Sali Makiqi- Makaj nga Baçica shqiptare e Peshterit, tregon një ngjarje shumë të dhimbshme, që kishte ndodhur gjatë kohës së aksionit të mbledhjes së tepricave të njohur si otkupi.

Dali Bibiqi nga Uglla e Peshterit, tregon: ai pasi ua kishin marrë gjithçka kishte pasur, atij pushtetarët i thanë: “Dali, po të mungojnë edhe tre kilogram mish.” Ai me ironi iu kishe përgjigjur: “Mirë po ua paguaj”.

-Jo,- i thanë, -“duhesh me dorzu mish të gjallë”. Po, iu kishte thënë e kam një viç, merreni. Si, për tre kilogram mish me e dhënë një viç, e paske një këndues (gjel). Jo, kënduesin nuk e jap. Gjithçka që kam në shtëpi vajtojnë e kukasin vetëm ai këndon. Keni marrë gjithçka, asgjë nuk më keni lënë, kënduesin nuk e jap, së paku ai le të vazhdoj të këndoj.

I. Azizi

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *