Ekonomi, Lajmi kryesor

Sanksionet amerikane, ‘kapitullon’ Rusia

Indekset në bursën ruse kanë shënuar rënie prej rreth 10 për qind, pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikane kundër oligarkëve rusë dhe zyrtarëve të kompanive të tyre.Kjo paraqet një goditje serioze ndaj ekonomisë ruse

Indeksi RTS në Moskë që kryesisht përdor dollarin, shënoi rënie për 11,5 për qind rreth orës 12.15 sipas kohës së Evropës qendrore, ndërsa Miceks, që kryesisht përdorë rublën, shënoi rënie 9,2 për qind. Po ashtu, është goditur edhe rubla ruse, e cila sot ra në nivelin më të ulët në disa nga vitet e fundit.

Qeveria ruse njoftoi se do të mbështesë kompanitë e goditura nga sanksionet e reja amerikane. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të premten e kaluar sanksione të reja ndaj shtatë oligarkëve rusë dhe 17 zyrtarëve shtetërorë rusë, si dhe firmave të tyre, për shkak të “veprimtarive të dëmshme”.

Nën sanksione janë edhe Andrej Skoq, deputet në Dumën ruse, Sulejman Kerimov, anëtar i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Vladimir Bogdanov, drejtor i përgjithshëm i kompanisë së naftës Surgutneftegaz dhe të tjerë.

Në mesin e firmave ndaj të cilave janë vendosur sanksione gjendet edhe Rosoboroneksport për eksportin e pajisjeve ushtarake dhe banka ruse, e cila është pronare e kësaj firme.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *