Lajme

Rusia i ndalon Era Istrefit performancën në Botëror?

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, pak javë më parë bëri publik lajmin që është pjesë e këngës së Kampionatit Botëror 2018

Ditën e sotme filloi zyrtarisht Botërori dhe u përfol gjatë se në hapjen e tij do të performohej kënga ‘Live it up’, e cila këndohet nga Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith.

Por sipas mediave një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe sot në hapjen zyrtare. Era nuk ka qenë e pranishme për të kënduar.

Nëna e saj Syzana Tahirsylaj, në një prononcim për mediat kosovare ka treguar, se Era do të performojë live në Rusi në mbylljen e Kampionatit dhe jo në hapjen e tij.

“Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *