Ekonomi

Rritja e çmimit të rrymës e pashmangshme, Haradinaj akuzon “sekserët e KEK-ut”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka njoftuar kabinetin qeveritar për gjendjen energjetike në vend.Lluka tha se është duke u importuar gjysma e kapacitetit të kërkuar të energjisë elektrike

Sipas Llukës kjo gjendje ka ardhur si pasojë e vendimit të gjykatës për mospagesë të rrymës në veri dhe mos nxjerrjen e qymyrit.Ai tha se ekzistojnë dy skenarë për këtë ose të paguhet rryma me 18.5 për qind rritje ose të paguhet rryma me 11 për qind rritje e të humbet 30 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kur ka ardhur në Qeveri kanë marrë bombën e kurdisur për gjendjen në energji.Sipas tij, rritja e çmimit të rrymës e pashmangshme, ai akuzoi “sekserët e KEK-ut” për situatën e krijuar.Ai tha se gjendja që është sot ka ndodhur nga qeveria e Isa Mustafa, qeveri e cila nuk ka ndërmarrë asgjë për përmirësimin e kësaj situate.

Investimi i ri për termocentralin “Kosova e Re” nuk ndikon në rritjen e çmimit madje sipas Haradinaj funksionimi i këtij termocentralit do të stabilizoj çmimin.Sipas Haradinajt, importi i madh i energjisë ka ndikuar në rritjen e çmimit.“Qeveria e Kosovës nuk do të jap asnjë cent KEK-ut për të importuar energji ajo është kompani e duhet të sigurojë vetë”.Haradinaj tha se ka kërkuar nga KEK që të kujdesen për këtë situatë që drejtorëve të mos rrinë në objektet e tyre.Ai gjithashtu paralajmëroi që pasojat për këtë situatë duhet t’i paguajnë të gjithë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *