Ekonomi

Rritet çmimi i bukës, rrymës dhe duhanit

Janë rritur çmimet e bukëve dhe rrymës në Kosovë krahasuar me një vit më parë, tregojnë statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Sipas raportit të publikuar ditë më parë nga ASK me titull “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit”, thekson se çmimi i bukës në Kosovës është rritur me një (1) për qind, krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu, sipas ASK-së, ngritje të çmimit ka pasur edhe energjia elektrike. Tarifa e rrymës në Kosovë është rritur drastikisht për 27 për qind, krahasuar nga shtatori i vitit të kaluar, raporton Insajderi.

“Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: buka dhe drithërat (1,0%), mishi (1,1%), vajërat dhe yndyrat (3,5%), pemët (6,0%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (4,5%), kafja, çaji dhe kakao (9,5%), duhani (7,4%), këpucët (4,0%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (17,1%)”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK. Ndërkaq, zbritje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur në blerjen e makinave – për 1.7 për qind – dhe në produktet e bylmetit. Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0,1% në muajin shtator 2017 krahasuar me muajin gusht 2017. Shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2017 me muajin shtator 2016 ishte 1,7%.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *