Lifestyle

Rrëfimi i studentes nga Elbasani: Ka dy dashnor por n jërin nuk e do fare…

Një studente nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka ndare nje shqetesim me te gjithe. Mjë mesazh deri diku i pazakontë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ.al. 20-vjeçarja shprehet se ka dy të dashur dhe ka zbuluar se njëri e do për interes, ndërsa tjetri s’e do fare

Ajo thotë se po qëndron me të dy se i pëlqen të shtyjë kohën. Vajza ndihet e braktisur nga shoqëria e saj dhe thotë se nuk ka besim tek askush. Në fund ajo reflekton se gjithçka është e përkohshme dhe është e vetëdijshme se nuk po bën një mëkat.

“S’kam lënë klasë pa e bërë me dy të dashurit e mi”, thotë ajo ndër të tjera, por ngushëllohet me faktin se nuk ka pse të ndihet në faj kur e di se asnjëri prej tyre nuk e do prej vërteti dhe se akoma nuk e ka kuptuar se cili është “roli i saj në këtë botë”.

Më poshtë, letra e vajzës:

Përshëndetje Jeta Osh Qef, unë që po ju shkruaj jam një 20 vjeçare që studioj ër Histori në universitetin e “Aleksandër Xhuvanit” në qytetin e Elbasanit. Po e them me shkurtim thjesht E. se ndoshta më njohin të gjithë sapo ta lexojnë këtë dhe do më njohin sapo të lexojnë këtë që do shkruaj. Thjesht kam nevojë të shprehem, se nuk më plas ç’a thonë tjerët përderisa po marr guximin t’ju shkruaj. Kam dy të dashur në universitet, njërin e dua vërtetë, ndërsa tjetrin e dua se më pëlqen se është si çun i keq. Ndihem e braktisur nga të gjithë, edhe nga shoqëria dhe nuk kam kujt t’i hapem kujt. Të gjithë më njohin në fakultet si një vajzë “bishtpërdredhur”, por të përmbajtur. Po nuk e dinë që unë jam dhe shumë djallëzore. Psh. me dy të dashurit e mi nuk kam lënë klasë pa “eksperimentuar” në universitet. Më shani njerëz, thoni që je kshu, thoni që je ashtu, por kjo është jeta ime.

Unë thjesht jam një vajzë e cila është e dashuruar pas dy djemve, por e di që s’mund të ketë askënd pasi njëri më do për interes, ndërsa tjetri vetëm për të bërë seks. Ai që më do për interes është ai që më bën më shumë të lumtur dhe të trishtuar njëkohësisht. Jam e çmendur pas tij, mërzitem shpejt dhe jam shumë xheloze. Nuk rri dot pa fol me të, por e di që gjithë kohën është në kërkim të vajzave të tjera, sepse është shumë i kërkuar. Mua më do thjesht për të shtyer kohën, deri diku është broxhli ndaj meje, për disa gjëra që s’dua t’i tregoj. Ndërsa ai që s’ndien për mua, është ai që unë e dua më shumë pasi është si “djalë i keq”. Unë nuk tallem me askënd, përderisa janë ata që po tallen me mua. Di shumë mirë t’i menaxhoj të dy dhe si mos të kem përplasje, përderisa kam të paktën tre vite me këtë punë. Po, po, tre vite që vuaj për dashurinë që as vetë se di nga më buron, pse duhet të dua dy djem të ndaluar, se tek e fundit e sigurt që ata janë në një lidhje.

Jam bërë lëmsh dhe lëmsh po ju bëj dhe juve besoj. Thjesht kisha nevojë të shkruaja dhe të shfryhesha. Unë jam studente e mirë, mësoj shumë… por a është me të vërtetë mëkat që po shkoj me dy djem njëkohësisht? S’e besoj, për aq kohë sa ndihem mirë dhe për aq kohë sa e mbaj gjithçka vetë përbrenda… se ikën të gjithë. Ikën shoqet që duhet të më jepnin këshilla. Nuk jam thjesht një adoleshente e vonuar, këtë mos ma thoni. Thjesht jam një vajzë e humbur, akoma s’kam kuptuar misionin tim në këtë botë. Ah dhe nëse nesër më braktisin dhe këto të dy, ndoshta do ta kuptoj me të vërtetë çdo të thotë vetmi dhe unë kam shumë nevojë ta kuptoj. Ndaj i lutem Zotit ndonjëherë që të mi largojë dhe këto të dy sadoqë dëshira për t’i patur është e madhe. Nëse nuk të vlerësojnë, më mirë të jenë larg, të ma ndiejnë mungesën dhe të më shohin të lumtur me të vërtetë me dikë që më meriton. Faleminderit nëse e publikoni. Me shumë dashuri E.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *