Lajme, Lajmi kryesor

Rrëfimi ekskluziv i Abazit në Rrokum: Kështu PDK-ja e “prishi” VV-në

Analisti Haki Abazi, i ftuem në Ditë Mbas Dite në TV Rrokum ka thane se, Qeveria aktuale nuk ka naj qasje ma ndryshe prej qeverive te kalueme

Per takimet neper darka, Abazi shprehet se, ato ndodhin per shkak te mendesise se tyne politike.
“Krejt vendimet dhe marreveshjet bahen pa u tute se munden me u perballe me drejtesine”, thekson ai.

Nder te tjera, Abazi ka permend deshtimet ne sektorë te ndryshem ne Kosove, çka simbas tij, reflektojne ma s’miri gjendjen çfare asht ne vend.

Abazi tue fole per tentimin me shfuqizue Specialen, thote se, asht nji grup i njerezve, per interesa te veta, shkojne aq larg me veprime, sa qe sabotojne edhe vet shtetesine e Kosoves.

Ai asht ndale edhe te problemet e mbrendshme te disa partive politike.

“Kjo çka ka ndodh ne VV asht “pune” e PDK’s, mbasi qe e kane ndi veten te rrezikuem nga rritja e kesaj partie”, shprehet Abazi, shkruen Rrokum.TV

Njerez si Thaçi e Veseli, pa fuqi politike jane “njerez te pambrojtun”, sepse nuk munden me kontrollue asgja ne Kosove.

“Goditjen qe ja kane ba VV’s, ka qene me forma joshese, por nuk asht goditje e fundit”, thote ai, tue shtue se, goditja e ardhshme ka me qene prape te VV, “me e dobesue kete parti perfundimisht”.

Abazi ka komentue edhe ndamjet e fundit ne PDK.

“Kryetari i Skenderajt po e sfidon kontrollin dhe manipulimin”, thekson ai, ndersa shprehet se, PDK e ka te detyrueshme me ba transformim, por ka me pase te veshtire, sepse qysh thote ai, s’ka mbete ma vlere qe i mban bashke keta njerez./Rrokum.TV

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *