Lifestyle

Rrëfimi 56 vjeçarit nga Kukësi, të cilin e tradhëtoi gruaja

Historia e cuditshme e nje kuksiani eshte treguar sot. Ai ka kerkuar nje grua pasi ishte ndare pas 20 vitesh martesë nga gruaja

Ai eshte 56-vjeçar nga Kukësi dhe ka telefonuar në emisionin “Aldo Morning Show”, ku ka kërkuar një njohje dhe ka treguar edhe historinë e tij.

Beni tha se ka qenë i martuar prej 20 vitesh dhe është divorcuar. Sipas tij divorci me bashkëshorten ka ndodhur për shkak të tradhëtisë.

“Jam Beni nga Kukësi, mora për një njohje. Jam 56 vjeç, i divorcuar, kam 3 fëmijë. Kisha 20 vjet martesë, me shkuesi, kisha vllanë e saj shok. Para se të martohesha kam patur 36 të dashura dhe për të dëgjuar prindërit u martova. Kur hyra dhëndër u mundova me “shqy macen” por, ma kishte shqy çuni i xhaxhait të vet. E pranova për hir të prindërve e mbajta dhe ajo sillej mirë, më lindën 3 fëmijë. Kur ngela pa punë çova gruan dhe fëmijët në Austri se kam një motër atje.

Ndejti 23 ditë dhe u kthye dhe fëmijët u rehatuan atje. Pas tre muajsh pas kthimit po kalonim shumë mirë, një ditë ajo ikën nga shtëpia, ndërkohë që unë s’dija arsyen. Më vonë mora vesh se kishte ngelur shtatzënë në Austri dhe kishte kërkuar edhe divorcin prej meje.

Kështu ndodhi divorci, më shkatërroi jetën, më ka zhgënjyer. Kam 4 vite që jam divorcuar”, tha Beni.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *