Lifestyle

Rrëfim i çuditshëm i djalit nga Lezha

Një djalë ka zbuluar se e fejuara e tradhëton më vëllain e tij. Një tradhëti e dyfishtë që për djalin ka shkaktuar një traumë të fortë. Kjo është historia e rrëfyer

“Mirëmbrëma lexues e paragjykues,

Jam një 29 vjeçar nga Lezha dhe trauma më e madhe e jetës time është tradhëtia që më ka bërë e fejuara me vëllain tim. Kisha 1 vit i fejuar, me dashuri e theksoj. E mora në Itali, ku jetoja me vëllain pak më të vogël se veten.

Punoja shumë t’i mbaja të dy sepse vëllain e kam dembel. E këtu ishte gabimi im, sepse ata rrinin tërë kohën në shtëpi vetëm bashkë.

E shikoja kohët e fundit të fejuarën si më të ftohtë me mua, por nuk më shkonte kurrë mendja tek tradhëtia mes tyre.

Derisa një drekë kthehem nga puna rastësisht, sepse e kisha të kthehesha në darkë dhe i kap në dhomën e vëllait të dy sipër njëri-tjetrit, thotë djali. I rraha të dy keq fare.

Kjo më tha se ai e ka kërcënuar dhe e ka detyruar prej muajsh. Vëllai më tha që ajo është kurvë.

Në fund besova të fejuarën sepse vëllain e di që është i pabesë me mua dhe prindërit. Jetën time e fala dhe vëllain e nxorra nga shtëpia. Kjo është historia ime!”, shkruan ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *