Lifestyle

Rrëfehet gruaja: Burri nuk më ka plotësuar dëshirën për …

Një grua 24-vjeçare, ka rrëfyer për “The Sun” se nuk ka bërë seks me burrin e saj në këto gjashtë javët e fundit. Ajo ka thënë se nuk e din arsyen se pse burri nuk po ia plotëson dëshirën asaj në shtrat

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Jeta ime seksuale ishte e mrekullueshme deri tre muaj më parë.

Tani burri është gjithmonë shumë i lodhur dhe ndihem e refuzuar dhe shumë keq.

Unë jetoj me prindërit e mi, ndërsa ai jeton me nënën e tij, edhe pse shumicën e fundjavave shkon për të qëndruar me nënën e saj të moshuar, kështu që nuk është shumë e keqe.

Kur kalon fundjava dhe nëna e tij shkon, vjen radha jonë, por ai po thotë se është shumë I lodhur ose nuk është në humor dhe vetëm bie në gjumë në shtrat.

Ne jemi së bashku qe tre vjet dhe nuk kemi pasur seks në këto gjashtë javët e fundit.

A është kjo normale kur ai është 25 vjeçar, ndërsa unë 24 vjeçare?

Përgjigjja e psikologes:

Pra, çfarë ndodhi tre muaj më parë? A ka probleme në punë? A nuk ndihet mirë? Ose kjo marrëdhënie po venitet?

Tregojini atij se jeni duke dëgjuar dhe doni të ndihmoni, por mos lejoni që gjërat të rrjedhin kësisoj.

Punoni së bashku për të ringjallur marrëdhënien tuaj ose për të pranuar që ka mbaruar dhe për të bërë pushim.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *