Lifestyle

Rrëfehet 41 vjeçarja: Kam gjetur një të dashur, burrë i vërtetë në shtrat por…

Një grua 41 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se bën seks me një burrë të martuar 49 vjeçar, i cili e ka bërë të përjetojë seksin e vërtetë. Gruaja thotë se do që të jetë me të, por burri i ka treguar se nuk mund ta lërë gruan e tij edhe pse me të nuk ka intimitet

Rrëfimi i plotë:

Seksi me të dashurin është i mahnitshëm dhe unë dua t’i tregoj gruas së tij që ne jemi bashkë.

Unë jam 41 vjet dhe kam pasur të dashur në adoleshencë, në të njëzetat dhe të tridhjetat dhe tani.

Asnjëherë nuk kam dashur që gjërat të shkojnë në ndonjë proces më të gjatë me njërin nga këta të dashur, sepse e dija që nuk është i duhuri.

E rimëkëmba veten para 3 vjetësh. U ritrajnova si ekuipazh i kabinës për një linjë ajrore buxhetore, kam pasur një imazh të ri dhe kam bërë miq të rinj.

Një nga vajzat me të cilat punoja më tregoi për një website për takime. Ajo më ndihmoi që të krijoja profilin tim një natë.

Një burrë më shkroi dhe më tha se ishte 49 vjet dhe i bukur. Më tregoi se ishte i martuar dhe se vetëm kërkonte argëtim. Ne folëm për disa javë dhe më pas vendosëm të dilnim kur unë kisha disa ditë pushim.

Dolëm për darkë dhe më trajtoi mirë. Biseda jonë u bë seksuale dhe e pranoj se u ndeza. Më sugjeroi që të ktheheshin në banesën time.

U puthëm me plot pasion sapo mbyllën derën e banesës. Më kërkoi që të ja tregoja dhomën e gjumit. U ngjitëm shkallëve dhe puthjet vazhduan derisa ai mi hoqi rrobat mua dhe unë atij.

Ai ishte i mrekullueshëm për moshën që kishte.

Ne bëmë seks. Ai e dinte vërtetë se çka po bënte dhe unë përjetova orgazmën e parë në jetën time. Ishte e mahnitshme. Nuk mund të ngopesha me të.

Ai më tha se nuk mund ta linte gruan e tij dhe nuk donte ta linte rehatinë që kishte dhe jetën e mirë që bënte.

Ai më tregoi se nuk kishte intimitet me të, madje as edhe një përqafim, pas 20 vitesh martesë.

Ne takohemi çdo javë për seks por ai nuk është që luan me femra. Ka qenë vetëm me gruan e tij dhe me mua.

A po e humbas kohën time me të?

Përgjigja e psikologes:

Varet nga ajo që do. I dashuri yt ka qenë i sinqertë me ty që nga fillimi seksi me të është i mirë por ti di shumë pak për të.

Ai të ka mësuar se seksi mund të jetë i mrekullueshëm dhe se mund të gjesh dikë që të të bëjë të ndihesh njësoj si me të.

Është koha të mendosh. Lidhjet e tua kanë dështuar ndoshta sepse ke pasur frikë që të bësh angazhime me ta.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *