Lifestyle

Rita Ora ka pasuri gati sa Barack Obama

Sipas Celebrity NetWorth, pasuria e Rita Orës vlerësohet të jetë rreth 16 milionë dollarë (13 milionë euro). Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë kohës që shërbeu si president për 8 vjet, fitoi 12 milionë dollarë neto

Në vitin 2016, autorja e hitit “Hot Right Now” ishte viktimë e një mashtrimi, pasi një kontabilist i kishte hequr paratë nga një biznes në të cilin ajo i kishte investuar. Në këtë mënyrë, Rita i humbi 3.2 milionë dollarë (2.6 milionë euro).

Si i fiton paratë?

Edhe pse ka lansuar vetëm një album gjatë periudhës 2012-2017, ajo është një muzikante shumë e suksesshme. Këngëtarja ka pasur më së shumti këngë që kryesuan top-listat britanike në vitin 2012, tri prej të cilave ishin të njëpasnjëshme. Po ashtu, Rita ka 11 këngë që janë përfshirë në top-dhjetëshen britanike.

Në fund të vitit 2017, ylli i muzikës pop paralajmëroi turneun e ri muzikor që do ta zhvillojë gjatë këtij viti, ndërsa disa prej koncerteve më të mëdha do të mbahen në Londër, Dublin, Mançester dhe Birmingham.

Rita është një sipërmarrëse e suksesshme. The Sun ka raportuar se edhe pse nuk kishte publikuar asnjë material të ri muzikor për një periudhë njëvjeçare (deri në prill 2017), ajo kishte fituar mbi 30 mijë euro në javë, duke përfituar 1.4 milion funte (1.57 milion euro) në atë periudhë 12 mujore.

Krahas këngëve, Ora është angazhuar edhe në aktrim dhe në gara konkurrimi, si ‘The Voice UK’, ‘The X Factor’ dhe ‘America’s Next Top Model’.

Ajo njëherësh ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me brende të njohura. Vetëm nga marrëveshja me Adidasin, ajo ka përfituar 1.5 milion funte (1.68 milion euro). Nga viti 2016, këngëtarja bashkëpunon edhe me Tezenis, në koleksionet e të brendshmeve.

Ndërsa pas shumë reklamave televizive, këtë fundjavë ka sjellë koleksionin e veshjeve të titulluara “Roara Republic” që mund të porositen edhe përmes ueb-faqes së saj.

Por, sipas Forbes, kur Barack Obama iu bashkua Senatit Amerikan më 2005, ai ishte thjeshtë një profesor i drejtësisë që fitonte $85,000 në vit. Pasi fitoi Shtëpinë e Bardhë, ndryshoi ligjet e vendit dhe përfundoi dy luftëra – ai grumbulloi më shumë se 20 milionë dollarë që nga atëherë, pasuri kjo të cilën ai e ndanë me gruan e tij Michelle.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *