Lajme, Lajmi kryesor

Ridefinimi i kufijve në Ballkan: Nuk do të ekzistojnë më si shtete Kosova, Maqedonia, Mali I Zi…?

Këto ditë debate për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës e Serbisë ka pushtuar Prishtinën dhe Beogradin. Të dy akterët kryesor të dialogut Thaçi e Vuçiq po kundërshtohen e po akuzohen për tradhti kombëtare. E bashkë me akuzat e debatin pro e kundër po qarkullojnë edhe harta të ndryshme se si do të ndodhë ndarja e Kosovës e deri tek hartat që po paralajmërojnë një ridefinim të kufijve në Ballkan pa minishtete si Kosova, Mali I Zi e Maqedonia

Debatin në Prishtinë e ndezi Presidenti Thaçi duke paralajmëruar një marrëveshje finale me Serbinë përmes një kompromisi shumë të dhimbshëm. E ky kompromis i dhimbshëm sipas Thaçit po komentohet në mënyra të ndryshme duke e akuzuar Thaçin se në Bruksel ka hapur rinegocimin e statusit aktual të Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. Në anën tjetër Kryeministri Haradinaj po deklaron se ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve do të thotë luftë e re n ë Ballkan, por megjithatë e përkrah Hashim Thaçin si udhëheqës të këtyre bisedimeve e kompromiseve të dhimbshme. Opozita nuk po deklarohet haptas dhe nuk ka ndonjë qëndrim të prerë sa i takon ndryshimit të kufijve, por po këmbëngulë që Hashim Thaçi nuk mund të jetë udhëheqës i këtyre bisedimeve. Shoqëria civile po ashtu nuk ka ndonjë qëndrim të qartë, megjithëse nuk mungojnë opinionet e propozimet verbale lidhur me këtë problem shumë delikat.

Në anën tjetër edhe në Beograd është hapur një debat, por ndryshe nga Prishtina atje telashe të mëdha po krijon Kisha Serbe që po mbron qëndrimin se nuk duhet të ketë as ndarje të Kosovës, as këmbim të territoreve, por çështja të mbetët si konflikt i ngrirë duke shpresuar në faktorin kohë. Përafërsisht qëndrim të njëjtë me Kishën ka edhe opozita serbe. Kurse Presidenti serbë i cili për dallim nga Hashim Thaçi, nuk po kontestohet si bartës kryesor i këtyre bisedimeve, ndarjen e Kosovës po e sheh si përfitim të mjaftueshëm të Serbisë duke ngritur shqetësimin se nëse tash nuk pranohet sipas tij demarkacioni me Kosovën pas 40 vjetësh serbët mund të ballafaqohen se i kuj do të jetë qyteti Vranjes në jug të Serbisë.

Në këtë vlug të debatit, sipas gazetës serbe “Danas” që thirret në burime të besueshme diplomatike në Bruksel, Franca dhe Italia, së bashku me Rusinë, përkrahin shkëmbimin e territoreve si një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, jugun e Serbisë për veriun e Kosovës, duke shtuar se Kosova ka ofruar si zgjidhje “Asociacionin plus” në këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia. Megjithatë, sipas gazetës kundër një zgjidhjeje të tillë, janë Gjermania dhe Britania e Madhe, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithashtu kundër shkëmbimit të territorit, por, argumentojnë se duhet të presim për momentin në të cilin Amerika është e përfshirë në krijimin e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe pastaj të shqyrtojë pozicionin e saj.

Në anën tjetër Qendra për Studime Euro-Atlantike (CEAS) në Beograd ka bërë një propozim për të korrigjuar vijën administrative të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që do të ishte një nxitje për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, duke pasur parasysh se negociatat në formatin aktual nën mbikqyrjen e BE-së janë në një fund të vdekur.

Në studim-propozimin e CEAS thuhet se negociatat mbi korrigjimin e vijës administrative ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të organizoheshin në një format nën kujdesin e Perëndimit dhe njëherit do të miratohej një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas propozimit të CEAS, linja e devijimit të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës “do të shkonte pak a shumë përgjatë katër komunave në veri të Kosovës (Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi) të banuara kryesisht nga popullatë serbe”.

Por është interesant se negociatat për korrigjimin e vijës administrative, CEAS thotë, mund të zbatohen në format më të gjerë në prani të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kroacisë dhe mund të diskutoheshin të gjitha çështjet tjera të hapura që janë pasoja të shpërbërjes së RSFJ-së dhe luftërave të viteve 1990.

Ky propozim i tillë i shkon për shtati edhe një opcioni tjetër shumë më kompleks dhe më i ndërlikuar që ka filluar sërish të përfolët këto ditë lidhur me ridefinimin e kufijve në Ballkan. Gjatë viteve të fundit ka pasur shumë spekulime, publikim hartash e ndarje të ndryshme jo vetëm të Ballkanit por edhe të Evropës konkretisht shteteve që e përbëjnë Bashkimin Evropian, duke u thirrur në burime konfidenciale të CIA-s, por janë anashkaluar dhe janë bërë të papërfillshme duke i quajtur teori konspiracioni.

Por tani ky lloj spekulimi ka filluar të shikohet ndryshe që nga takimi që ndodhi në Helsinki ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin. Ky takim I ka future frikën botës për faktin se dy shtetet më të fuqishme në botë po bisedojnë për një dakordim të ri të ndarjes së fushave të interesit rajonal e global duke ndërtuar kështu një rend të ri botërorë. Në kuadër të këtij shqetësimi dhe të kësaj tymnaje që shkaktoi takimi Trump – Putin, ka dalë në qarkullim edhe një hartë e cila parashikon se si do të duket Ballkani në të ardhmen.

Sipas këtij skenari nuk do të ekzistojnë më si shtete Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, për të cilin nuk dihet sakt a do të jetë njëfarë guberne ruse, apo i bashkohet Shqipërisë. Nuk dihet as cili do të jetë fati i Bosnjen dhe Hercegovinës. Por në anën tjetër Serbia nuk e humb asnjë centimetër tokë, por rritet diku për 5 mijë kilometra katror e merr Mitrovicën komplet veri e jug, e merr komunën e Kamenicës dhe Novobërdes dhe Gollakun deri në Zllash ose në Stallovë 10 kilometra larg Prishtinës dhe merr edhe Kumanovën.
Shqipërisë i bashkohet 67 për qind e territorit të Kosovës, Shkupi dhe vija deri në Ohër dhe Prespë, Ulqini dhe Malësia e Tivarit deri ku fillon qyteti , po jo edhe Tivarin me portin e tij detarë. Bullgaria e merr pjesën tjetër të Maqedonisë e ka gjasa që të marrë edhe Manastirin dhe Demirkapinë.

Greqia po ashtu nuk humb tokë sikurse Serbia e Bullgaria asnjë cm, ndërsa Shqipëria do të ketë rreth 50 mijë km katror, Serbia afër 85 mijë , Greqia e Bullgaria mbi 100 mijë km2. Nuk përjashtohet një ndarje e mëvonshme e Vojvodinës me ndonjë kompensim të vogël nga Republika Srpska./Lajm.co

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *