Lajme, Lajmi kryesor

Rezultatet e fundit për secilën komunë

Në shtatë komunat kryesore do të ketë balotazh. Këtë e ka konfirmuar Baton Haxhiu, i cili ka publikuar exit-pollin për Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Ferizajn, Mitrovicën, Pejën e Gjakovën

Bazuar në rezultatet e publikuara nga Klan Kosova, del se Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes do të shkojë në balotazh me Arban Abrashin e LDK-së. Edhe për asamble komunale, Vetëvendosja ka dalë e para me 39 për qind, kurse LDK-ja me 29 për qind.

Në Pejë, kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është afër të kalojë pa balotazh derisa i dyti në garë është Fatmir Gashi i AAK-së.

Edhe në Gjilan pritet të ketë balotazh sipas exit-pollit. Atje, Lutfi Haziri do të përballet me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes.

Në Prizren shkojnë në balotazh, PDK-ja me Shaqir Totajn ndaj Mytehar Haskukës së Vetëvendosjes.

Në Mitrovicë, PDK-ja ka dalë e para me Valdete Idrizin dhe shkon në balotazh me Agim Bahtirin e AKR-së.

Në Ferizaj pritet të përballet përsëri LDK-ja e PDK-ja derisa Vetëvendosja ka mbetur e treta.

Edhe kandidatja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, do të jetë në garë të balotazhit në Gjakovë, madje duke prirë para kandidatit të AAK-së, Ardian Gjini.







Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *