Lajme

“Reuters”: Vuçiç pranon kompromisin me Kosovën

“Vuçiç do të pranojë kompromisin në përcaktimin e kufirit me Kosovën vetëm për një arsye, që Serbia të plotësojë kushtin e fundit për bashkimin në BE”

Kështu ka shkruar së fundmi “Reuters”, duke thënë se Presidenti serb është i gatshëm për kompromis.

Gjithnjë sipas kësaj agjencie, politika serbe e udhëhequr nga Vuçiç do të kërkojë dhe do të arrijë autonomi më të madhe për enklavat serbe në Kosovë, mbrojtjen e manastireve ortodokse dhe kompensime financiare për objektet industriale e energjetike që politika serbe i cilëson si prona të saj.

“Reuters” thekson se Vuçiç do të ketë kundër ideve të tij Kishën Ortodokse Serbe dhe politikanët nacionalistë serbë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *