Lajme, Lajmi kryesor

“Republika e Çamërisë” mban Kongresin e parë në Konispol, policia arreston aktivistët (video)

Një grupim që thotë se do të ngrejë “Republikën e Çamërisë”, ka njoftuar se do të mbajë një Kongres në Konispol. Raportimi për aktivitetin bëhet nga televizioni lokal, “Saranda Televizion”, dhe në të flasin ata që vetëquhen misionarët e Republikës së Çamërisë.

Por Policia e Sarandës ka ndaluar 9 shtetas, aktivistë të të ashtuquajtures “Republika e Çamerise”.

Mësohet se 9 personat do procedohen penalisht ne gjendje te lire per veprat penale “krijim i partive dhe shoqatave antikushtetuese” dhe “shperndarja e shkrimeve antikushtetuese”. Nder 9 shtetasit eshte ndaluar edhe kosovari Ilir Berisha, 49 vjec. Ai rezulton person i shpallur ne kerkim per vepren penale “shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor”.

Ilir Berisha eshte ndaluar tek vendi i quajtur “Axhensia” ne Sarande ku ndodhej ne nje zyre te kesaj organizate. Policia ka zbuluar se tek kjo zyre vidhej energjia elektrike dhe per kete eshte proceduar penalisht per vepren penale vjedhje te energjise elektrike.

Disa prej te ndaluarve jane kapur ne nje automjet, nderkohe qe pjesa me e madhe e tyre jane ndaluar pa vajtur ne fshatin Verve te Sarandes, ne kufi me Greqine, ku do te zhvillonin nje manifestim.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *