Lajme

Regjistrohen pa gjobë tetë mijë automjete me skadencë regjistrimi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Flamur Sefaj ka njoftuar sot se deri më tash janë regjistruar tetë mijë automjete pa paguar gjobë edhe pas të tejkalimit të afatit për regjistrim

Këtë njoftim Sefaj e ka bërë në Facebook:

“Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjobë, të cilin e kam marr javë më parë ka rezultuar me mbi 8 mijë automjete të regjistruara.

Qytetarët të cilët si pasojë e gjobave të grumbulluara nuk kanë mundur t’i regjistrojnë automjetet e tyre, duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, meqë koha për faljen e gjobave si pasojë e mos-regjistrimit të automjeteve në kohën e paraparë është e limituar”.

Vendimi për regjistrimin pa gjobë të automjete me afat të skaduar regjistrimi ishte marrë më 15 dhjetor të vitit të shkuar.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *